Ish-ylli i Evertonit i cili ka luajtur me Wayne Rooney dënohet me 20 vjet burg

Një ish-lojtar i Evertonit i cili ka luajtur me Wayne Rooney, është dënuar me 20 vjet burgim sipas raportimeve të fundit. Bëhet fjalë për Li Tie, një futbollist që ka 40 paraqitje për klubin anglez e që më vonë u transferua tek Sheffield United, i cili ka marrë këtë dënim nga një gjykatë në Kinë. Ish-përzgjedhësi i kombëtares së Kinës është shpallur fajtor për dhënie dhe marrje të ryshfetit për 11.9 milionë euro mes 2015 dhe 2021, siç kanë raportuar mediat e shtetit këtë të premte. Ai kishte qenë nën hetime që nga viti 2022 për thyerje serioze të ligjit, ka raportuar The Independent.

Gjatë muajit mars, ish-shefi i kombëtares së Kinës, Chen Xuyuan, ishte dënuar me burg të përjetshëm për ryshfet prej 8.7 milionë euro. Li është njëri prej futbollistëve më të famshëm në Kinë dhe kishte përfaqësuar shtetin e tij në 92 ndeshje, duke përfshirë një paraqitje në Kupën e Botës 2002.






















































