LAJMI I FUNDIT:

Ish-ushtari serb: Më kanë detyruar me forcë për të vrarë shqiptarë (Video)

Ish-ushtari serb: Më kanë detyruar me forcë për të vrarë shqiptarë (Video)

Një ish-ushtar serb, identiteti i të cilit është anonim, në një intervistë për emisionin ‘Parrotlla’ ka rrëfyer se në luftën e vitit 1998-1999 është detyruar me forcë nga eprorët e tij që të vrasë shqiptarë, por thotë se nuk ka mundur.

“Pse ta bëja unë këtë, pse të vrisja njerëz të pafajshëm, gra të pafajshme, fëmijë të pafajshëm’’, ka thënë ish-ushtari serb.


Ai thotë se aksionet e tyre ndaj shqiptarëve i kanë zhvilluar në çdo vend të Kosovës, si në qytete, ashtu edhe në fshatra.

Ai thënë se grupi i njohur serb “Shakalli’’ (Çakallët) kanë vrarë serbë, për t’jua faturuar pastaj shqiptarëve.

“Këta njerëz kanë bërë shumë tmerre ndaj shqiptarëve. Kanë shkuar dhe kanë vrarë edhe vetë serbët dhe j’ua kanë faturuar pastaj shqiptarëve”, thotë ai.

Ai thotë se gjenerali i cili u ka dhënë urdhrat ka qenë Vekoslav Vukiçeviq.

Ndërsa në Kosovë kishte qëndruar deri në kohën e bombardimeve.

Ish ushtari serb ka thënë se gjatë luftës së fundit në Kosovë ka parë pushkatime, përdhunime e masakra të shumta që janë bërë ndaj shqiptarëve.

Ai tregon se në zonën e Mitrovicës kudo që kanë parë civilë shqiptarë, i kanë vrarë ose kanë bërë me ta çfarë kanë dashur.

‘’Ku kanë mundur t’i zënë, e kanë vrarë kënd kanë dashtë. Edhe unë kam mundur por kam thënë që kurrë s’e bëj’’.

“Kush pyeste… Më shtrenjtë kushtonte një plumb serb sesa një civil shqiptar’’, ka thënë snajperisti serb.

Ai ka thënë se i ka shpëtuar dy vajza të mitura nga ushtarët e dehur serbë, për çka eprorët e tij kishin dashur ta vrisnin.

Thotë se vajzat e moshës 12 dhe 13 vjeç ishin sjellur në vendqëndrimin e tyre, pasi gjyshin e tyre e kishin vrarë.

Snajperisti tregon se në Rahovec atë natë ushtarët serbë kishin pirë deri vonë dhe ishin dehur, prandaj i kishte lutur tre apo katër të tjerë që t’i lëshonin dhe t’i shpëtonin.

“Unë i kam shpëtuar, unë ua kam hapë derën dhe ju kam thënë: Ikni atje përpara! Se e kam ditë se atje diku janë shqiptarët”, thotë ai.

“Aq shumë më kanë rrahur, saqë kanë dashur të më pushkatojnë. Unë po e them të vërtetën. Nuk kam mundur të lejoj që t’i dhunonin”, shtoi më tutje ish-ushtari serb.

Këtë ngjarje ai e ka cilësuar si përjetimin e tij më të rëndë në jetë. /PaRrotlla/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori