LAJMI I FUNDIT:

Ish-ushtari serb: Edhe një tjetër varrezë masive me shqiptarë është në Novi Pazar (Video)

Ish-ushtari serb: Edhe një tjetër varrezë masive me shqiptarë është në Novi Pazar (Video)

Një ish-ushtar serb tregon se në bazë të informacioneve që posedon, ekziston edhe një varrezë masive me trupa të shqiptarëve në Novi Pazar.

“Për këtë varrezë më ka treguar një serb. Nuk dua të tregoj gënjeshtër ku i kanë bartur dhe i kanë groposur’’, ka thënë ish-ushtari serb në një intervistë për emisionin “Parrotlla”.


Ai thotë se në Novi Pazar janë groposur 20 apo 30 trupa të civilëve shqiptarë.

“Me eshtrat e njerëzve i kanë shtruar rrugët. I kanë vendosur në acid. I kanë patur vaskat. I kanë vendosur njerëzit në acid dhe vetëm eshtrat ju kanë mbetur. Këta eshtra i kanë thy me gurë dhe i kanë bë material për me shtru rrugë. Këtë askush kurrë nuk e ka thënë’’ deklaron ai./Parrotlla/