LAJMI I FUNDIT:

Ish-sulmuesi i njohur ishte kundër transferimit tek Liverpooli – ai u lut të dështonte në testet mjekësore

Ish-sulmuesi i njohur ishte kundër transferimit tek Liverpooli – ai u lut të dështonte në testet mjekësore

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Andy Carroll, ka pranuar se ai deshi të dështonte në testet mjekësore para se të bëhej pjesë e tyre.

Në vitin 2011, Liverpooli u shokua me largimin e Fernando Torresit në drejtim të Chelseat për 50 milionë euro.


Pasi e transferuan Luis Suarezin për të luajtur përkrah Torresit, Liverpooli e gjeti veten në nevojë të një sulmuesi të ri në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Si rezultat, Liverpooli ofroi 35 milionë euro në drejtim të Newcastle, në përpjekje për të nënshkruar me Andy Carroll.

Përkundër raportimeve se ai dëshironte të qëndronte tek ‘Laraskat’, sulmuesi kompletoi transferimin tek Liverpooli për një shifër rekord.

Sidoqoftë, Carroll dështoi që të mbushte pritshmëritë pasi shënoi vetëm 11 gola në 58 paraqitje, por ai fitoi një trofe gjatë kohës së tij tek ‘Të Kuqtë’.

Kërkesa e parë e Arne Slot tek Liverpooli është transferimi i top yllit të Newcastle
Lexo po ashtu Kërkesa e parë e Arne Slot tek Liverpooli është transferimi i top yllit të Newcastle

“Që nga momenti që Liverpooli bëri këtë ofertë të jashtëzakonshme në ditën e fundit të afatit kalimtar, unë e gjeta veten në një helikopter, pa e kuptuar në të vërtetë pse”.

“Pasi isha i lënduar, e kujtoj se desha të dështoja në testet mjekësore. Kjo më ka ndihmuar që të rritem si person pasi më ka larguar nga zona e rehatisë. Sepse nuk dija asgjë për jetën dhe futbollin, përveç Newcastle”, kishte thënë Carroll.

Carroll eventualisht u largua nga Liverpooli në vitin 2013 për t’u bërë pjesë e West Hamit në një marrëveshje të përhershme. Anglezi më pas u paraqit në ndërkohë edhe për klube si Reading dhe West Bromwich Albion./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

La Liga
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Përfaqësueset
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori