LAJMI I FUNDIT:

Ish-shefi i inteligjencës britanike MI6: Vladimir Putin luan poker, jo shah

Ish-shefi i inteligjencës britanike MI6: Vladimir Putin luan poker, jo shah

Ish-shefi i Shërbimit të Jashtëm britanik të Inteligjencës (MI6), Alex Younger ka deklaruar se nuk sheh ndonjë skenar në të cilin presidenti rus Vladimir Putin do të tërhiqej në një situatë kur ka frikë në rritje për pushtimin e Ukrainës.

Younger vlerëson se Putin “luan poker, jo shah”, për të krijuar opsione të ndryshme për veten e tij.


“Unë nuk e shoh se si ai do të tërhiqet dhe në të njëjtën kohë do të përmbushë pritshmëritë që i ka vendosur vetes”, tha Younger për BBC.

Shërbimi ukrainas i Sigurisë (SBU) tha gjithashtu se kishte një grup sabotatorësh në vend që planifikonin sulme në zonat kufitare, të udhëhequr nga forcat speciale ruse.

SHBA-ja kundërshton kërkesën e Rusisë për të ndaluar hyrjen e Ukrainës në NATO
Lexo po ashtu SHBA-ja kundërshton kërkesën e Rusisë për të ndaluar hyrjen e Ukrainës në NATO

Pentagoni ka akuzuar Rusinë se planifikon të organizojë një sulm ndaj Ukrainës. Rusia mohon këtë, pavarësisht se ka vendosur më shumë se 100 mijë trupa përgjatë kufirit.

Megjithatë, derisa tensionet në Evropën Lindore rriten, analistët dhe diplomatët perëndimorë kanë frikë se konflikti gjeopolitik do të arrijë në pikën ku do të jetë e pamundur të shmanget konflikti në terren dhe Putin e ka vënë veten në një pozicion ku nuk ka kthim prapa.

Putini po përpiqej të forconte ndikimin e Rusisë në Evropën Lindore pas Luftës së Ftohtë. Një element kyç i projektit është ruajtja e ndikimit mbi Ukrainën dhe parandalimi i anëtarësimit të Kievit në NATO. /Telegrafi/