LAJMI I FUNDIT:

Ish-sekretari i NATO-s: Rusia po investon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

Ish-sekretari i NATO-s: Rusia po investon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

Ish-sekretari i NATO-s, Lord George Reobertson ka deklaruar se lufta në Ukrainë është një kërcënim ekzistencial për Perëndimin e gjithashtu edhe për Ballkanin Perëndimor.

Ai në Samitin “Shtetet e Ballkanit 2024” është shprehur se rreziku nga ndikimi rus ekziston, por kjo sipas tij nuk e përfshin vetëm kërcënimin ushtarak dhe se ndikimi i Rusisë “po i dobëson edhe institucionet e vendeve demokratike”.

“Rusia dhe aleatët e saj si Kina, Irani, mund të përdorin teknika të dobësimit të shoqërive tona. Lufta kibernetike dhe ndërhyrjet në zgjedhje po vazhdojnë dhe po i dobësojnë institucionet tona demokratike. Duhet të zgjohemi për faktin se nëse Putini fiton në Ukrainë, mund të presim të shohim më shumë nga kjo në të ardhmen”, ka thënë Robertson.


Ish-sekretari i NATO-s shtoi se Rusia po investon “në luftën e sektorit të hirit”, dhe se sipas tij, ky investim po bëhet edhe në Ballkanin Perëndimor.

Robertson ka përmendur përfshirjen Perëndimore gjatë viteve të 90-ta për të ndalur luftërat dhe spastrimin etnik të regjimit të Sllobodan Millosheviqit ndaj shqiptarëve.

“Ishim të detyruar ndërmerrnim sërish veprime ndaj forcave paraushtarake të Sllobodan Millosheviqit, që u përpoqën të bënin spastrimin etnik të Kosovës. Kur unë isha ministër i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, bëra të qartë se forcat e Millosheviqit duhet të largoheshin dhe refugjatët të ktheheshin. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të theksohet se përfshirja e bashkësisë ndërkombëtare, ishte një bazë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe prosperitetin ekonomik”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori