LAJMI I FUNDIT:

Ish-rektori Sahiti: Shkarkimi im është bërë me ndikim politik nga Qeveria

Ish-rektori Sahiti: Shkarkimi im është bërë me ndikim politik nga Qeveria

Naser Sahiti, i cili u shkarkua nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës, ka thënë se ka pasur elemente të ndikimit politik për ta shkarkuar atë.

I pyetur se a ka gisht Qeveria e Kosovës, për shkarkimin e tij, Sahiti është përgjigjur duke thënë se “sigurisht, nuk është e mundur që kjo të ketë ndodhur nga opozita”.


Shkarkimin e tij, Sahiti e ka cilësuar si proces jo normal, derisa ka shtuar se nuk janë respektuar procedurat dhe nuk janë dhënë argumente të qëndrueshme.

“Nuk kam përgjigje konkrete pse, sepse forma që ka ndodhë më ngjason në gjithçka tjetër përveç në një proces normal të shkarkimit. Nuk dua ta kontestoj mundësinë që rektori mund të shkarkohet, shyqyr që ekziston ajo mundësi. Duhet të respektohen disa procedura dhe të jepen argumente të qëndrueshme në mënyrë që që  kur të merret ai veprim të shihet si akti i fundit”, ka thënë ai.

Tutje, ish-rektori, e ka cilësuar si “puç institucional”, i cili sipas tij ka qenë i “kamufluar me farsë demokratike”.

Sahiti, ka theksuar se shkarkimi i tij është bërë për shkak se nuk është pjesë e dy partive në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Guxo.

“Mendoj që një prej arsyeve që është marrë vendimi, është që çdokush e ka ditur se nuk jam njeri i partisë në pushtet as i koalicionit, kanë ardhë në përfundim që për shkak të agjendave të ndryshme ky person duhet të eliminohet, sigurisht shumë kanë kontribu grupet e interesit brenda UP-së duke dërgu informata  të pabazuara. Ka pasur vesh të hapur nga MASHTI-i për të besuar ato informata”, ka thënë ai në RTVD./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori