Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, saktësisht të dielën në orën 15 e 39 minuta, 13 vjet më parë.
Cilat kanë qenë prapaskenat e asaj dite dhe një dite më parë do t’i kuptoni përmes një intervistë të realizuar me ish presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu në Klan Kosova.
Sejdiu ka thënë që kanë qenë shumë ditë përpara shpalljes së pavarësisë, që i duheshin për t’u bërë gati.
“Nuk është një ditë e vetme. Janë disa ditë të cilat mund të konsiderohen si ditë të parapërgatitjeve intensive për të shpallur edhe pavarësinë e Kosovës, sepse ishin kompleks ngjarjesh dhe poashtu një volum i madh punësh që duhet të kryheshin”, tha Sejdiu.
“Ecja jonë deri në vendimin përfundimtar që 17 shkurti të jetë kjo ditë, është një varg përgatitjesh që janë bërë në kuptimin e takimeve të shumta që kemi pasë, posaçërisht me miqtë e Kosovës, sepse dëshironim që ajo ditë të ishte një ditë e suksesit të madh për të gjithë ne. Poashtu, të jetë e mbështetur fuqishëm sikurse që ishte i mbështetur procesi i deriatëhershëm i bisedimeve”, ka thënë Sejdiu.
“Ka pasë ide që janë plasuar në opinionin publik, se duhet të jetë kjo ditë apo tjetra. Zakonisht ishte prognoza e 28 nëntorit të vitit 2007, që de facto nuk ishte e mundshme të realizohej për shumë faktorë. Ndër faktorët kryesorë, ishin se kishte disa çështje të mbetura që të përfundohen si duhet. Ishte çështja e konsultave tona, sidomos me njerëzit nga SHBA-të dhe vendet anëtare të BE-së”.
“Ishte poashtu që të eliminojmë pjesën e pengesave ose shkaseve për idhnime eventuale, apo diçka që pjesa e propagandës serbe e bënte, se nëse do të kemi një shpallje të njëanshme të pavarësisë së Kosovës, pasi ata ishin kundër gjatë gjithë kohës. Kishim një garancë të jashtëzakonshme të ruajtjes së integritetit të Kosovës dhe ruajtjes të një stabiliteti normal që duhet të ketë Kosova në ecje pra në zhvillim”.
Ish presidenti Sejdiu tregon tutje pse pikërisht data 17 shkurt.
“Është një hulumtim yni i thellë, i cili do të siguronte në mënyrën më të mirë të mundshme një realizim pa pengesa të formave të caktuara eventuale që mund të paraqiteshin. Kemi menduar që e diela është jo vetëm pjesë e vikendit , por edhe një kohë ku shumë nga faktorët ndërkombëtarë të mos jenë në orarin e tyre të rregullt të punës dhe të mos hynë në pjesën e shqetësimeve eventuale që mund të ndodhnin pasi kishim një trysni të veçantë, posaçërisht të Federatës Ruse për të ndërhyrë tek përfaqësuesit special, të Këshilli i Sigurimit dhe forma të tjera”.
“Dhe në këta faktorë kemi vendosur që e diela e 17 shkurtit të realizohet ajo që kishim planifikuar. Them se janë bërë përgatitje jashtëzakonisht të mira teknike që kanë të bëjnë me pjesën e ceremonive që duhej të udhëhiqen. Janë bërë përgatitje të veçanta që kanë të bëjnë me adresimet që duhet ndodhin me faktorin ndërkombëtar dhe me vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara për njohje dhe adresime në misionin europian”.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Serbët bëjnë fushatë kundër ushtarit amerikan që po qëndron në veri, bëjnë thirrje edhe për vrasjen e tij

Serbi nga Kosova shkoi në tubimin e partisë së Vuçiqit në Beograd, u lëndua për vdekje afër Nishit – familjarët kërkojnë drejtësi

Me kërkesë të NATO-s, forcat turke dërgojnë "njësi rezervë" në Kosovë

Ambasadori Nissinen: Finlanda dënon aktet e dhunshme në veri të Kosovës, por çdo veprim i njëanshëm duhet të shmanget

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi, i përfshirë në disa vepra penale

Kryetari i Zveçanit dhe ai i Zubin Potokut të gatshëm të punojnë nga objekti i komunës kur situata të stabilizohet

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Babai i Kvaratskhelia zbulon klubin që Khvicha ëndërron të luajë

"Lojtarët që kryejnë marrëdhënie seksuale katër herë në muaj nuk mund të luajnë për mua" - Simeone me mendim që ka befasuar shumëkënd

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Cristiano Ronaldo zbulon ndryshimin kryesor me të cilin duhej të mësohej në Arabinë Saudite