LAJMI I FUNDIT:

Ish-ndërmjetësuesi i bisedimeve në Bruksel: Duke e bërë veriun e Kosovës pjesë të Serbisë do të njihej realiteti

Ish-ndërmjetësuesi i bisedimeve në Bruksel: Duke e bërë veriun e Kosovës pjesë të Serbisë do të njihej realiteti

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini sot ka pritur në takime të ndara presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dhe ky takim i Mogherinit me dy presidentët, vjen pasi ata “prezantuan” idenë e ndryshimeve kufitare për të nënshkruar një zgjidhje paqësore.


Propozimi nxiti reagime të ashpra në Ballkan dhe më gjerë – dhe hapi ndarje brenda BE-së.

Kundërshtarët argumentojnë se plani do të shkaktonte paqëndrueshmëri në të gjithë rajonin dhe do të ndiqte të njëjtën logjikë të “spastrimit etnik” të luftërave të viteve 1990.

Por një mbështetës i kujdesshëm është diplomati britanik Robert Cooper, një ndërmjetës i BE-së në vitet e hershme të dialogut të pasluftës midis dy palëve.

Dhe pse, sipas tij?

“Gjendja aktuale nuk funksionon”, ka thënë Andrew Gray për Politico.eu, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, veriu i mbizotëruar nga serbët shpesh ishte problem në bisedimet rreth Kosovës, popullsia e së cilës është kryesisht shqiptarë etnikë.

“Autoriteti i qeverisë nuk funksionon në veri”, tha ai.

“Duke e bërë veriun një pjesë të Serbisë do të njihej realiteti dhe dëshirat e shumicës së njerëzve që jetojnë atje”, ka pretenduar Cooper. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori