LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri Veliu tregon angazhimin e tij në procesin e njohjes së patentë shoferëve nga Gjermania

Ish-ministri Veliu tregon angazhimin e tij në procesin e njohjes së patentë shoferëve nga Gjermania

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, e ka quajtur lajm të mirë njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania.

Veliu ka thënë se në kohën derisa ishte ministër i Punëve të Brendshme ka punuar shumë që ky proces të finalizohet.


Ai përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar Qeverinë e Gjermanisë, ish kancelaren Merkel dhe Kancelarin Scholz për këtë angazhim dhe përmbyllje të kësaj marrëveshjeje.

Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës
Lexo po ashtu Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës

“Një falënderim i veçantë shkon edhe për homologun tim Ministrin e Brendshëm Seehofer dhe atë të Transportit Scheuer”, ka shkruar Veliu.

Postimi i plotë i Veliut:

“Të dashur qytetarë,

Dua t’ju përgëzoj për njohjen e patent shoferëve nga Gjermania. Ky lajm është i rëndësishëm për të gjithë neve dhe nuk kam asnjë dyshim që nga sot, afria e Kosovës dhe e Gjermanisë shënon një hap të ri në marrëdhëniet tona.

Dua me këtë rast të falenderoj Qeverinë e Gjermanisë, Kancelaren Merkel dhe Kancelarin Scholz për këtë angazhim dhe përmbyllje të kësaj marrëveshjeje. Një falenderim i veçantë shkon edhe për homologun tim Ministrin e Brendshëm Seehofer dhe atë të Transportit Scheuer. Nuk kam këtu si të mos falenderoj sidomos Drejtorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Ministrisë së Transprortit në Gjermani, Z. Guido Zielke me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë të përmbushim sugjerimet për të përmbyllur këtë proces. Falenderoj edhe Ambasadorin Beqë Cufaj dhe Drejtorin e ARC Bekim Hoxha.

Kosova nga sot është edhe më afër Gjermanisë. Danke!”, ka shkruar Veliu.

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori