Ish-ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka reaguar për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Përmes një shënimi në Facebook, Mehaj ka vlerësuar lartë profesionalizimin e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës në mbrojtje të sovranitetit të vendit.
Ushtaraku ka kritikuar institucionet për pagën e ulët që kanë pjesë tarët që mbrojnë sigurinë e vendit.
“Kur ju duhem na doni shumë. Por kur nuk jeni në rrezik, thoni se edhe 600 euro janë shumë për pagë. Djemtë tanë sot na zbardhën fytyrën përpara krejt botës dhe treguan vlerën e vërtetë të tyre. Si kalorësit e Skënderbeut, këta e shpëtuan atdheun nga rreziku dhe treguan cilësi, sinqeritet dhe respekt jo vetëm për popullin në rrezik, por edhe ndaj armikut terrorist. Një armik që ka pas mbas vetes një aparat të tërë shtetëror nga një shtet fqinj me të gjitha furnizimet dhe logjistik”.
Mehaj ka thënë se është kritike që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s.
“Këtë e dinë edhe aleatët tanë. Prandaj është kritike që Kosova të marrë PFP dhe të bëhet anëtare e NATO-s. Nëpër botë vlera e përvojës, gatishmërisë dhe vendosmërisë e këtyre djemve tanë ka në dispozicion miliarda euro”.
Ish-ministri i Mbrojtjes thotë më tej se këto njesite të Kosovës mund t’i japin leksione të gjitha njësive në botë.
“Me fjalë të tjera, edhe 10.000 euro rroge në muaj nuk e shpaguajnë rolin e tyre tejet të rëndësishëm. Për më tepër, me nivelin e tyre profesional përgatitor që e kanë arritur kjo njësi policore – disiplinë, përkushtim në detyrë, atdhedashuri, trimëri etj.), mund ti japin leksion të gjitha njësive më të mira në Botë”.
“1. Fondi i sigurisë ekziston edhe është për të gjitha institucionet e sigurisë
Dronat, tani po e shihni/bindeni vet, se sa kryejnë punë dronat dhe se na duhen.
Shumë më shumë përkushtim për djem të tillë – sepse vlera e tyre është e paimagjinueshme. 4. koordinimi me forcat amerikane është shumë i rëndësishëm”, ka shkruar tutje Mehaj.
Për fund ish-ushtaraku ka thënë se këto njesite nuk janë aset i asnjë partie politike por i Kosovës.
“Këta djem nuk janë thesar i asnjë partie politike, por thesar shumë i çmuar i tërë Kosovës”, ka përfunduar Mehaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bisedat e publikuara në Viber, Kica: LDK-në po e sulmojnë tri grupe

Peci: Në SHBA po diskutohet njohja e Kosovës nga Rusia

Kosova mikpritëse e stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 25”

Meteorologu Rugova: Na pret mot befasues, priten reshje bore

Formimi i Qeverisë së re, kush ka 'vija të kuqe'?

Përplasja e Abdixhikut me Hotin në “Viber" për vjedhje të votave e akuzave për “skemë të organizuar kriminale”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani