LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri i Drejtësisë: Mbi 100 mijë persona aplikuan për të fituar statusin e veteranit të UÇK-së

Ish-ministri i Drejtësisë: Mbi 100 mijë persona aplikuan për të fituar statusin e veteranit të UÇK-së

Të martën, me 26 prill, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si “Veteranët”, ku për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga Gjykata e Apelit.


Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi tha në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini se procesi i listave të veteranëve është keqpërdorur politikisht.

Ai thotë se problemi me listat e veteranëve ka qenë në fillim të procesit pasi sipas tij i është lejuar aplikimi kujtdo që ka dashur.

“Gjeneza e problemit është tek aplikimi. Aplikimi ka qenë i hapur për të gjithë dhe kanë aplikuar mbi 100 mijë persona për statusin e veteranit. Secili prej tyre ka pasur të drejtën të aplikojë. A kanë qenë apo jo veteranë ka qenë komisioni ai që ka verifikuar. Normalisht kur ka një volum kaq të madh prej 100 mijë aplikimeve, mund të jenë bërë edhe lëshime”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Selimi thotë se prokuroria ka dalë me një listë prej 20 mijë personave që i ka quajtur veteranë të rrejshëm.

“Prokuroria i ka bërë disa lëshime procedurale të cilat kanë diskredituar tërë procesin. Në këtë listë prej “20 mijë veteranëve të rrejshëm”, ka pasur edhe veteranë të vërtetë që unë i njoh personalisht të cilët nuk e meritojnë të jenë në listën e tillë sepse janë veteranë të UÇK-së, e meritojnë. Gabim i dytë ka qenë konfiskimi i dokumentacionit”, deklaroi tutje Selimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori