Aderimeve në Partinë Demokratike të Kosovës sot i është bashkuar edhe Shyqyri Bytyqi, ish-ministri i Arsimit nga radhët e NISMËS.

Lajmin e bëri të ditur kryetari në detyrë, njëherësh edhe kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj.


Hoxhaj ka thënë se është nder i veçantë që sot t’i uroj mirëseardhje mikut të tij, Shyqyri Bytyqi.

139387141 1333012943764525 208709320105794293 n

“Bytyqi është njëri ndër ministrat më të mirë, më kredibil dhe më të suksesshëm të Kosovës i cili i bashkohet PDK. Shyqyriu është prej kuadrove më të mirë që ka Kosova. Një njeri që e njeh shumë mirë politikën e fushave financiare”, tha Hoxhaj.

Në anën tjetër Bytyqi tha se është nder dhe respekt për të që të jetë në PDK.

“E falënderoj për pritjen kryetarin Hoxhaj. Po rikthehem në familjen e madhe të PDK-së në një ekip që është profesional dhe i gatshëm që të merr përgjegjësi për sfidat që e presin vendin tonë”, tha Bytyqi. /Telegrafi/