Ish-luftëtarët e UÇPMB-së nga Zona e Karadakut, gjatë ditës së sotme, janë nisur nga Gjilani për të protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, me kërkesën që të marrin statusin e veteranit.
Abdurrahman Nazifi, ish-shef operativ në zonën e Çarrit, kërkoi mbrojtjen me ligj të statusit të veteranit. Ai bashkë me disa ish-bashkëluftëtarë tha se kanë pasur një takim me këshilltarin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Gazmend Sylën, ku kanë paraqitur kërkesën e tyre.
“Ne kërkuam nga këshilltari i kryeministrit që ta bëjë një ftesë për komandantin tonë Shefqet Musliu që ka qenë komandant i përgjithshëm i UÇPMB-së dhe të gjithë stafit komandues, dhe këshillit politikë, ata anëtar që sot janë gjallë. Na dha premtimin që së shpejti të tentojë ta bëjë takimin dhe sqarimin se si do të behet statusi i këtyre luftëtarëve. Nga kjo luftë në Kosovën Lindore janë mbi 20 dëshmorë”, tha ai.
Nazifi shfaqi pritjet se qeveria do të reflektojë ndaj kërkesave të tyre, duke thënë se janë 140 ish-luftëtarë që kanë dokumente me të cilat janë pajisur si pjesëtarë të UÇPMB-së në vitin 2000.
Feriz Deliu, ish-komandanti Kabashi, tha se kërkojnë të jenë të barabartë si të gjithë veteranët e tjerë. Ai ka bërë të ditur se disa herë kanë bërë kërkesë për statusin e veteranit, por u është thënë që këtë çështje ta adresojnë te përfaqësuesit e tyre.
“Unë jam detyruar me dal azil, prej UNMIK-ut, kam pas aktakuzë për terrorizëm, për krime lufte. Vetëm pse nuk pranuam me hy 1900 forca në territorin e Kosovës, vetëm pse nuk i dhamë 3500 hektarë tokë. Në 2002, më kanë ngrit aktakuzë për terrorizëm, e kam mbrojt edhe në gjyq, e kam dëshmuar pafajësinë time në gjyq. Kam ardhur prej Zvicrës në Kosovë në luftë, u desh të kthehem prapë në Zvicër. Fëmijët i kam pasur në Zvicër, sot i kam pas në Kosovë, unë nuk jam në Kosovë. Unë që 10 herë vij me i përkrah bashkëluftëtarët e mi”, tha Deliu.
Mes tjerash, ish-luftëtarët e UÇPMB-së u shprehen të shqetësuar për dyshimet që po shprehen se ata mund të jenë luftëtarë të rrejshëm. Madje, thanë se janë të gatshëm edhe të japin dorëheqje nga statusi i veteranit.
“Ju kisha lutur të mos bien në lajthitje të politikës, në lajthitje të individëve për interesa personale, por t’i mbrojmë bashkëluftëtarët dhe të drejtat e tyre. Nëse këta nuk e gëzojnë statusin, të jepet një rrugëzgjidhje sipas ligjit, së paku të regjistrohen në data-bazat e shtetit të Kosovës që këta kanë bërë luftë. Unë do të jap dorëheqje nga statusi im. Unë kam qenë luftëtar i lirisë dhe do të jem në përkrahje të bashkëluftëtarëve të mi”, u shpreh ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë