LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeministri Rexhepi në koma artificiale

Ish-kryeministri Rexhepi në koma artificiale

Ish kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi po vazhdon të mjekohet në Kujdesin Intensiv të QKUK-së, raporton rtklive.com

“Rexhepi është në kujdes intensiv, 24 orë nga stafi shëndetësor”, ka thënë zëdhënësi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Shpend Fazliu.


Por, ndonëse Fazliu as nuk ka komentuar detaje në lidhje me gjendjen e Rexhepit e as format e mjekimit të tij, zyrtarë në Mjekimin Intensiv kanë thënë se Rexhepi është vënë në sedacion (komë artificiale) dhe mjekët po përcjellin vazhdimisht gjendjen e tij.