LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj publikon dokumentin përmes të cilit Rusia i referohet Kosovës me termin Republikë

Ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj publikon dokumentin përmes të cilit Rusia i referohet Kosovës me termin Republikë

Ambasada e Rusisë në Beograd ka reaguar pas dëbimit të dy diplomatëve rusë nga Kosova, duke thënë se nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Por, ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, duke thënë se më 27 nëntor të vitit të kaluar i është Rusia përmes një shkrese i është adresuar me Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

Ambasada ruse në Serbi e ka quajtur provokim shpalljen persona non grata të dy zyrtarëve të Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovë.


Në reagimin e ambasadës ruse në Facebook, thuhet se “nuk e njohim ′pavarësinë′ e Kosovës, përkatësisht as ′qeverinë′ rajonale dhe ‘strukturat’ e tjera. Për ne, asnjë ‘vendim’ i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore. Në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, jemi duke bashkëpunuar me Misionin e OKB-së (UNMIK) në Kosovë, duke përfshirë këtë çështje”.

Më tej ambasada ruse thotë se “e konsiderojmë të papranueshme përpjekjen për të parandaluar diplomatë tanë të akredituar në UNMIK-ut të zhvillojnë aktivitetet e tyre legjitime- plotësisht në kuadër të së drejtës ndërkombëtare”, përcjell Telegrafi.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-diplomates së Kosovës, Meliza Haradinaj, e cila përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Nëse Rusia nuk e njeh pavarësinë së Kosovës, atëherë pse kjo notë verbale më 27 nëntor të vitit të kaluar iu adresua ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe jo UNMIK-ut?”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.

“Vë bast se kjo konfirmon se Rusia e njeh Kosovën dhe fuqinë e saj ligjore”, ka shkruar Hardinaj-Stublla.

Kosova ka urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve rusë, duke akuzuar Moskën për aktivitete “destabilizuese”.

Kosova shpall dy zyrtarë rusë persona non grata
Lexo po ashtu Kosova shpall dy zyrtarë rusë persona non grata

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të premten (22 tetor) se dy diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Kosovë janë shpallur persona të padëshiruar (non grata) dhe janë urdhëruar të largohen nga vendi.

Ajo tha se i ka kërkuar zëvendëskryeministres, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz, t‘i shpallë persona të padëshiruar dy zyrtarët rusë për shkak të “aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të vendit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori