LAJMI I FUNDIT:

Ish-konsullja e Kosovës në New York: Qeveria praktikante e shkarkimeve la Kosovën pa përfaqësim diplomatik

Ish-konsullja e Kosovës në New York: Qeveria praktikante e shkarkimeve la Kosovën pa përfaqësim diplomatik

Ish-konsullja e Republikës së Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, ka thënë se Qeveria praktikante e shkarkimeve la Kosovën pa përfaqësim diplomatik.

Në një shkrim në Facebook, ajo u shpreh se nga 32 misione diplomatike të Kosovës  vetëm 9 kanë  Ambasador.


Sipas saj, misionet tjera udhëhiqen nga diplomat të rangut të ultë të cilët nuk kanë qasjen në korin diplomatik të Ambasadorëve e as në takime të rangut të lartë në institucione në shtete pritëse.

“Disa Ambasada kanë mbetur pa asnjë diplomat, si Ambasada në Australi, duke lënë edhe bashkatdhetarët tanë pa shërbime institucionale”, tha Sahatqija.

Po ashtu thekson se kryeqendrat më të rëndësishme botërore si dhe shtetet e regjionit nuk kanë Ambasador, duke e izoluar Kosovën në fushën e diplomacisë.

“Faktikisht Qeveria, Presidenca dhe Ministria e Punëve të Jashtme e kanë kthyer Kosovën në kohën e para pavarësisë, në kohën kur Kosova nuk ishte shtet dhe nuk kish Ministri të Punëve të Jashtme dhe nuk kish rrjet diplomatik”, tha ish-konsullja.

Tutje Sahatqija u shpreh se shkarkimi politik me procedura nënçmuese i 13 ambasadorëve, pa përgatitjen paraprake të ambasadorëve të rinj që do t’i zëvendësojnë të shkarkuarit, ka shkaktuar dëm të madh diplomatik për të cilën thekson se armiqtë e Kosovës vetëm mund të kishin ëndërruar e me dëshirë ua “heqin kapelën” institucioneve të Kosovës.

“Duke pasur parasysh valën e radhës së pandemisë, edhe po ti kishin dërguar sot emrat e rinj te shtetet pritëse, procedurat diplomatike dhe mbyllja e shteteve për shkak të pandemisë do të zgjaste akreditimin e tyre për shumë muaj duke vazhduar izolimin diplomatik të vendit. E le që ende nuk po shihet se ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim”, deklaroi tutje.

Në fund shkroi se dështimit të madh të Qeverisë Kurti në shëndetësi iu shtua edhe një dështim i përmasave të mëdha në diplomaci./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori