LAJMI I FUNDIT:

Ish-komandanti i Batalionit 4 të Brigadës 138 të UÇK-së: Jam i zhgënjyer me klasën politike (Video)

Ish-komandanti i Batalionit 4 të Brigadës 138 të UÇK-së: Jam i zhgënjyer me klasën politike (Video)

Komandanti i dikurshëm i Batalionit 4, i Brigadës 138 të UÇK-së, Pren Marashi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka rrëfyer detaje nga lufta e Koshares.

Marashi që për 15 vite ka ushtruar detyrën e sekretarit të OVL UÇK-së në Pejë ka thënë se tërheqja nga kjo detyrë është bërë për shkak të lodhjes.


“Jam lodhur… Ata që marrin pjesë në luftime duhet të trajtohen me të gjitha normat ndërkombëtare të shëndetësisë. Me në është dashur të merret dikush e të na trajtojë, e të bisedojë për pasojat e luftës. Ne duke u marrur me këto çështje kemi harruar edhe familjet tona”, tha ai.

“Jam i zhgënjyer me klasën politike. Jo vetëm unë por pothuajse të gjithë ish-luftëtarët, me përjashtim të atyre që janë rehatuar në pozita të ndryshme të punës”, tha Marashi, përcjell Telegrafi.

Komandanti i dikurshëm i Batalionit 4, i Brigadës 138 të UÇK-së, ka thënë pavarësisht ndryshimeve të udhëheqësve të institucioneve populli po vuan.

Ai thotë se kategoritë e dala nga lufta dhe familjet e dëshmoreve prej 11 vitesh nuk kanë asnjë rritje kur çmimet janë ngritur shumë.

Marashi thotë se ai ka qenë favorizues i individëve që kanë hyrë në politikë, për shkak të kaluarës në luftë, por nuk mbështet asnjë subjekt politik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori