Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar nga veriu i vendit se është vendosur gur-themeli i një nënstacioni policor të ri në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë.
Ish-hetuesi policor në veri, Murat Mehmeti për vendosjen e gurthemelit të një nënstacionit policor në Izvor të Zveçanit, deklaroi se është “vendim i qëlluar”.
Ai shtoi se ky veprim nga ana e shtetit të Kosovës dërgon “mesazh” për qytetarët, grupet ekstreme por edhe për vet shtetin serb se Prishtina zyrtare është këmbëngulëse në kontrollin e territorit të vet sipas kufijve administrativ.
“Shumë vendim i qëlluar nga Qeveria e Kosovës. Mesazhi që Prishtina ua dërgon qytetarëve por edhe grupeve ekstreme është shumë dimensional. Së pari, ndërtimi i nënstacionit policor do të thotë ofrimi i sigurisë për jetën, punën dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ky nënstacion nënkupton mesazh ndaj grupeve ekstreme dhe tek grupet që janë marrë që 23 vite me kontrabandë, por është edhe mesazh tek shteti i Serbisë i cili në preambulën e vet që nga 2006 e ka vendos Kosovën si territor i saj. Por d.m.th Prishtina është këmbëngulëse në kontrollin e territorit të vet sipas kufijve administrative”, deklaroi ish-hetuesi i PK-së Mehmeti për RTV Dukagjinin.
Mehmeti në RTV Dukagjini tha se nënstacion i vendosur në Izvor të Zveçanit do të shërbejë për rritjen e sigurisë së qytetarëve por dhe garanci për sigurinë e vet shtetit.
“Kanali i Izvorit ka shërbyer për kontrabandë dhe grupet kriminale, që më 24 shtator të 2023, e kanë shfrytëzuar rrugën për hyrje në Kosovë. Ky nënstacion do t’i shërbejë rritjes së sigurisë, vet qytetarëve dhe vet shtetit në tërësi. Gjithsesi, edhe më herët kemi pasur ndryshime radikale nga Qeveria e Kosovës karshi veriut, dhe gjithnjë barten mesazhe se Prishtina është këmbëngulëse në kontrollin e territorin e vet. Edhe pse vonë, është arritur gjëra të mira në veri, të përkrahur nga banorët shqiptar dhe serb. Qeveria e Prishtinës iu ofron siguri, kanë jetë më të qetë dhe më të sigurt për pronën e tyre, lëvizjen e lire dhe për familjet e tyre”, vijoi Mehmeti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë