Ish gjyqtari që bën analizën te DAZN, Luca Marelli, beson se Interit meritonte një penallti për një faull të Strahinja Pavlović ndaj Marcus Thuram në pjesën e dytë.

Interi dhe Milani barazuan 1-1 në derbin e tretë të sezonit të dielën.


Tijjani Reijnders i kaloi kuqezinjtë në epërsi në pjesën e parë, por bashkëkombasi i tij Stefan de Vrij barazoi rezultatin në shtesë të pjesës së dytë.

Pati një incident të diskutueshëm në pjesën e dytë kur Thuram ndezi një kundërsulm të Interit, ai u sfidua nga mbrojtësi i Milanit, Pavlovic.

Qendërmbrojtësi i kuqezinjve u përplas me Thurami pasi hyri në zonën e kuqezinjve dhe përpara se Theo Hernandez të fitonte topin me një ndërhyrje të pastër.

Sipas Marellit, siç raportohet nga PassioneInter, goditja e Theo Hernandez nuk ishte e dënueshme. Megjithatë, zikaltërit duhet t'i jepet një penallti, pasi Pavloviç padyshim u përplas me sulmuesin e Interit brenda zonës.

Interi mbetet i dyti në tabelën e Serie A, dy pikë më pak se lideri Napoli, i cili po luan në mysafirë kundër Romës të dielën mbrëma. /Telegrafi/

telegrafi sport app