LAJMI I FUNDIT:

Ish-gjykatësi i Kushtetueses tregon nëse do të jetë Asociacioni një pushtet i tretë në Kosovë

Ish-gjykatësi i Kushtetueses tregon nëse do të jetë Asociacioni një pushtet i tretë në Kosovë

Ish-gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri  Kryeziu tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të përbëjë një nivel të tretë të qeverisjes në Kosovë.

“Kur të krijohet një pushtet duhet të vijë dikah. Duhet ta ketë një bazë, ose duhet të vjen nga pushteti lokal, ose nga pushteti qendror. Pushteti lokal është pjesë e pushtetit qendror. Këtu po luftohet për pushtet. Me pas qenë shoqëri, si po e quajmë këtë, nuk ka pasur nevojë të bëhet gjithë kjo zhurmë. Këtu është për pushtet, por çfarë pushteti. Ky është pushtet i ç’centralizuar lokal, nënkupton disa kompetenca. D.m. th. kompetencat, pushtetin, kanë me marrë prej komunave serbe edhe me ngrit me centralizu. Ka me qenë një entitet, i cili ka me i mbrojt këto interesa. Nuk e marrin prej pushteti”, tha Kadriu, për RTV21.


Ai pranoi se figurativisht mund të jetë pushtet i tretë.

“Por nuk është nivel i tretë sepse ky kryetar përgjegjësi ka me i dhënë ministrit të Pushtetit Lokal”, tha Kryeziu.

Ai siguroi se Kosova nuk do të humbet me Asociacionin e komunave me shumicë Serbe.

Sipas tij kjo do ta ndihmojë Kosovën në  procesin integrues në Bashkimin Evropian.

“Besoj plotësisht në këtë, për shkak se çdo gjë të do krijohet duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha  Kryeziu.

Ai shtoi se një draft-status i tillë nuk ka nevojë të shkojë për diskutim në Kuvendin e Kosovës.

“Shumë mirë është e përkufizuar se kryeministri ka për detyrë me dekretu këtë draft-status dhe detyrë ligjore e ka me dërgu në Gjykatë Kushtetuese, Gjykata e Kushtetuese e miraton si të tillë ose nuk e miraton dhe pastaj shkon në Asamable, në Asociacion dhe Asociacioni e miraton si të tillë, këto janë procedurat”, sqaroi Kryeziu.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori