LAJMI I FUNDIT:

Ish-e dashura Winona Ryder e habitur me akuzat për dhunë ndaj Depp: Asnjëherë nuk ka qenë i tillë

Ish-e dashura Winona Ryder e habitur me akuzat për dhunë ndaj Depp: Asnjëherë nuk ka qenë i tillë
Winona Ryder (Foto: Rachel Murray/Getty Images for Netflix/Guliver)

Ish-partnerja e Johnny Depp, Winona Ryder, ka deklaruar se nuk mund t’i besojë deklaratat e ish-bashkëshortes së aktorit, Amber Heard, se ai ka qenë i dhunshëm ndaj saj.

“Unë vërtet e njoh si një njeri shumë të mirë”, ka deklaruar Ryder lidhur me hamshorin hollivudian.

Depp e ka paditur botuesin e tablodit The Sun, sepse e ka karakterizuar si të dhunshëm ndaj ish-bashkëshortes, si edhe i ka mohuar 14 akuzat për dhunë në familje.


Johnny Depp (Foto: Leon Neal/Getty Images/Guliver)

Winona së bashku me ish-partneren tjetër të aktorit, Vanessa Paradis, duhet të dëshmojnë në gjykatë përmes videolidhjeve. Megjithatë, avokati i yllit hollivudian, David Sherborne, ka thënë se nuk do të jetë e nevojshme që ato të dëshmojnë.

Depp ishte xheloz dhe kundër skenave erotike të ish-gruas Amber Heard
Lexo po ashtu Depp ishte xheloz dhe kundër skenave erotike të ish-gruas Amber Heard

Ryder, e cila ka qenë në lidhje me Depp për katër vite, ka thënë se po flet nga përvoja personale. Sipas saj, edhe pse aktori është krejtësisht ndryshe nga njerëzit tjerë që i ka njohur, ajo është befasuar kur ka dëgjuar për akuzat për përdorim të dhunës nga ai.

Amber Heard (Foto: Leon Neal/Getty Images/Guliver)

“’Johnny Depp i dhunshëm’ nuk është ai që e kam njohur. Nuk mund t’i kuptoj këto akuza. Sipas meje, asnjëherë nuk ka qenë i dhunshëm. Unë e njoh si njeri vërtet të mirë”, ka deklaruar aktorja.

Edhe Paradis, e cila e njeh aktorin për 25 vite dhe kanë qenë në lidhje për 14 vite, ka deklaruar se gjatë gjithë kohës, ai ka qenë i mirë, i kujdesshëm, zemërgjerë, aspak i dhunshëm dhe prind i mirë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Magazina

"Diellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Magazina
Kalo në kategori