LAJMI I FUNDIT:

Ish-drejtori i prokurimit thotë se ministri Agani dinte për parregullsitë në tenderin e barnave

Ish-drejtori i prokurimit thotë se ministri Agani dinte për parregullsitë në tenderin e barnave

As ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, e as sekretari i kësaj ministrie, Gani Shabani, nuk kishin mbështetur anulimin e blerjes së një bari në QKUK, në vitin 2012, megjithëse ishin në dijeni për parregullsi.

Sipas Ekrem Maliqit, që është këshilltar ekonomik i drejtorit të ShSKKUK-së, Curr Gjocaj, i cili në kohën kur është hapur tenderi ka qenë drejtor i prokurimit në MSh, edhe Agani, edhe Shabani kanë qenë të njoftuar për dyshimet e blerjes se barnave në këtë tender.


Maliqi këtë e ka thënë para trupit gjykues të mërkurën gjatë seancës gjyqësore kundër ish-drejtoreshës së Barnatores Qendrore, Enkelejda Gjonbalaj shkruan sot Koha Ditore.

Ish-menaxherja farmaceutike në QKUK akuzohet nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore se e ka futur në listë për blerje barin palonosetronit vlera e të cilit për një vit është mbi një milion euro.

Prokuroria pretendon se Gjonbalaj në cilësinë e drejtoreshës se Barnatores dhe kryetares së Komisionit për planifikim të barnave në QKUK ka hequr dy barna me efekt të njëjtë me palonosetronin. Blerja e të dy barnave QKUK-së do t’i kushtonte rreth 70 mijë euro.