LAJMI I FUNDIT:

Ish deputetja Teuta Hadri, dëshmitarja e radhës e mbrojtjes së Mustafës, flet për ngjarjet e prillit 1999

Ish deputetja Teuta Hadri, dëshmitarja e radhës e mbrojtjes së Mustafës, flet për ngjarjet e prillit 1999

Ish-deputetja Teuta Hadri është dëshmitarja e radhës e mbrojtjes së Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ajo po përgjigjet në pyetjet e avokatit mbrojtës të Mustafës, Betim Shala rreth ngjarjeve të muajit mars dhe prill të vitit 1999.


“Gjatë prillit 1999, më 1 prill forcat serbe më kanë nxjerrë sikur gjithë popullatën tonë me dhunë nga shtëpia ime. Është fjala për 1 prillin, ashtu sikur të gjithë banorët e banesave kemi dalë me dhunë, ata kishin bërë krime të mëdha nëpër tërë Kosovën që nga viti 1998. Unë këtu nuk do t’i përshkruaj ato krime që i kam parë dhe jam dëshmitare e gjallë të atyre ngjarjeve që i kam përjetuar vet, nuk jam dëshmitare që flas me anë të mediave, por jam dëshmitare e gjallë që i kam përjetuar me syrin tim dhe me trurin tim”, ka thënë Hadri, transmeton KP.

Hadri është dëshmitarja e 14 e mbrojtjes.

“Unë kam dashur të dalë në luftë të ndihmoj pasi isha mjeke me profesion, isha humanitare dhe kisha nevojë shumë t’u ndihmoj atyre njerëzve”, ka shtuar ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori