LAJMI I FUNDIT:

Ish-deputetja Silvana Boneva lirohet nga akuza në rastin “Drumarina”

Ish-deputetja Silvana Boneva lirohet nga akuza në rastin “Drumarina”

Ish-deputetja Silvana Boneva, e cila dyshohej në rastin “Drumarina” për mashtrim në shërbim, mori aktgjykim lirues. Gjykata Penale e Shkupit, njoftoi se Boneva është liruar nga aktakuza.

Sipas Gjykatës, prokurori publik nuk e ka dëshmuar veprën për të cilën ngarkohet e akuzuara. Gjithashtu, është marrë edhe vendim me të cilin shfuqizohet masa e përkohshme – Ndalesë për tjetërsim dhe vënie nën hipotekë të pasurisë së patundshme në emër të së akuzuarës dhe familjes së saj.


Boneva akuzohej se në periudhën nga viti 2011 deri në 2015-tën, deri te shërbimet e Kuvendit ka dorëzuar fatura të rreme nga pagesat rrugore me çka ka marrë mbi 10 mijë euro, edhe pse ka poseduar banesë në Shkup dhe nuk ka udhëtuar për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.