Ish-deputeti Ramiz Kelmendi ka thënë sot Washingtoni është e ardhmja politiko-shtetërore dhe ekonomike e Kosovës, ndërsa Bashkimi Evropian është e ardhmja e fuzionimit territorial-ekonomik.
Kelmendi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova në takimin e ardhshëm për dialog me Serbinë duhet të kërkojë nga Bashkimi Evropian liberalizimin e vizave për Kosovën.
Lexoni të plotë postimin e Kelmendit:
“Washingtoni, e ardhmja Politiko-Shtetërore dhe Ekonomike e Kosovës, BE-ja e ardhmja jonë e fuzionimit territorial-ekonomik
Në takimin që do zhvillohet në formë virtuale rreth dialogut Kosovë-Serbi, fillimisht, pala jonë duhet t’u bëjë të ditur liderëve evropian se premtimet e kaluara për liberalizimin e vizave e që ndërlidheshin me çështje të ndryshme dhe me lëshime, kanë përfunduar.
Në këtë takim duhet kërkuar konkretisht dhe menjëherë liberalizim vizash, duhet theksuar se tashmë, siç është kërkuar nga ne edhe kemi vepruar. Kosova ka hequr taksën 100%, ka hequr reciprocitetin si masë legjitime shtetërore dhe se tani radha është, që për të vazhduar dialogun, BE të kryej premtimet publike – heqjen e vizave. Vetëm një veprim i tillë, i menjëhershëm i BE-së, do e kthente besimin për sinqeritetin ndërmjetesues të BE-së.
Nuk është e drejtë të presim që do bindni Serbinë për të pranuar Kosovën e Pavarur, nëse ju nuk e bëni atë që është në duart tuaja. Apo po mendoni të kërkoni edhe një lëshim shtesë me dialogues të ri -Kryeministrin Hoti, duke e ndërlidhur me liberalizim, apo me lëshime të reja, ta servojnë në Washington përmbylljen e dialogut.
Mendojë që Kosova ka nevojë të jetë pjesë e BE-së, e zhvilluar në vetvete, e jo të bëhet pjesë e BE-së, sa për të punësuar qytetarët e vet. Ne kemi treguar se qytetarët e Kosovës kanë qenë shembull i punës dhe kontributit në Zhvillim Ekonomik dhe si të tillë duhet trajtuar. Nga kjo edhe derivon fakti se BE, asnjëherë nuk mundë të bindë politikisht apo me ndonjë mekanizëm tjetër Serbinë, që të na pranojë si shtet në territorin aktual.
Secili politikan, lider, duhet ta dijë se adresa e vetme që mundë të zgjidhë pranimin e Kosovës nga ana e Serbisë, është dhe mbetet Washingtoni.
Washingtonit, përveç në çështjen politiko-ushtarake që është vendimtarë, vendimtarë është edhe për çështjen ekonomike dhe fokusimi i SHBA-së për zhvillim ekonomik, nënkupton punësim të kapaciteteve intelektuale të Kosovës si asete me rëndësi, që të kontribuojnë në Kosovë. SHBA-të do të sjellin investitorë me rëndësi të cilët e obligojnë Serbinë për të hapur tregun për prodhimet e Kosovës.
Washingtoni, e ardhmja jonë Politiko-Shtetërore dhe Ekonomike, ndërsa BE-ja është e ardhmja jonë e fuzionimit territorial-ekonomik”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit