Ish-bashkëshorti i Angelina Jolie, Billy Bob Thornton, ka folur në lidhje me gjendjen e saj mendore mes divorcit nga Brad Pitt.

“Ajo më duket mirë kur unë flas me të, megjithëse unë nuk flas me të shpesh”, ka thënë aktori për ET, transmeton Klan Kosova.


Billy Bob Thornton dhe Angelina Jolie ishin të martuar për tre vjet (2000-2003). Billy Bob Thornton dhe Angelina Jolie ishin të martuar për tre vjet (2000-2003).

“Sidoqoftë, kur njerëzit janë duke kaluar nëpër sprova të tilla dhe vuajtje, unë përpiqem t’i lë vetëm deri sa ata të më kërkojnë për të biseduar”.

“Me fjalë të tjera, unë e kuptoj se nuk është punë e imja që të përzihem”, ka shtuar Billy Bob.