Këngëtarja britanike, Marianne Faithfull, pas shfaqjes së simptomave kishte ka rezultuar pozitive me coronavirus.

Ish-bashkëshorti i saj, John Dunbar, ka njoftuar se për shkak të këtyre simptomave gjendja e saj është mjaft e keqe, pasi që ajo mezi flet, shkruan Mirror.


John zbuloi se Marianne po mundohej të fliste dhe gjithashtu shpjegoi se kufizimet e coronavirusit në spital po pengonin që ylli të priste vizitorë.

0 Marianne Faithfull Performs At The Barbican

"Ajo mezi mund të flasë dhe nuk po lejohet që ne ta vizitojmë", ka thënë Dunbar.

Mikja e saj, Penny Arcade, kishte lajmëruar ditën e djeshme (e shtunë) se këngëtarja e kishte kontaktuar coronavirusin dhe më pas ishte dërguar në spital.

Marianne fitoi famën në vitet e gjashtëdhjeta kur ajo bëri debutimin e saj me “As Tears Go By”./Telegrafi/