LAJMI I FUNDIT:

Ish-bashkëlojtari zbulon mosmarrëveshjet te PSG: Ibrahimovic urrente disa shokë të skuadrës, Cavani ishte njëri prej tyre

Ish-bashkëlojtari zbulon mosmarrëveshjet te PSG: Ibrahimovic urrente disa shokë të skuadrës, Cavani ishte njëri prej tyre

Ish-bashkëlojtari i Zlatan Ibrahimvovic te LA Galaxy, Michael Ciani ka zbuluar se suedezi ka urryer tre ose katër shokë të skuadrës në të gjithë karrierën e tij dhe sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani, figuron në atë listë.

Sulmuesi i madh suedez kaloi katër vjet në Parc des Prince midis 2012 dhe 2016.

Atij iu bashkua Cavani në kryeqytetin francez pas 12 muajve, me PSG-në që investonte shumë në ndërtimin e një skuadre me yje.


Mancini: Ibrahimovic është nivel i Messit dhe Ronaldos
Lexo po ashtu Mancini: Ibrahimovic është nivel i Messit dhe Ronaldos

Ibrahimovic ishte tërheqja e yjeve për një kohë dhe vendosi një pikë referimi të ri si golashënuesi kryesor i klubit në të gjitha kohërat.

Megjithatë, ky rekord dhe shkëlqimi i tij i madh u la nën hije nga Cavani pas transferimin nga Palermo.

Dyshja arritën një partneritet të frikshëm gjatë kohës së tyre së bashku, por asnjëherë nuk pati asnjë dashuri mes të dyve dhe këtë e ka treguar një ish-bashkëlojtar i Ibras.

“Nëse jeni afër me Cavanin, Ibra nuk ju pëlqen. Ose jeni me Ibrën ose kundër tij”, ka thënë fillimisht Ciani për RMC Sport.

Joao Pedro kujton deklaratën e Ibras: Kam 300 milionë dollarë në bankë dhe një ishull, nëse dikush flet do ta vras
Lexo po ashtu Joao Pedro kujton deklaratën e Ibras: Kam 300 milionë dollarë në bankë dhe një ishull, nëse dikush flet do ta vras

“Ai më tha që gjithçka ishte në rregull me Laurent Blanc në PSG. I vetmi person me të cilin nuk u shoqërua ishte Cavani”.

“Ai më tha që kishte urryer vetëm tre ose katër shokë të skuadrës në tërë karrierën e tij … dhe njëri prej tyre ishte Cavani”, përfundoi Ciani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

La Liga
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Kalo në kategori