LAJMI I FUNDIT:

Ish-bashkëlojtari i Viniciusit tek Real Madridi e këshillon të fokusohet vetëm në futboll

Ish-bashkëlojtari i Viniciusit tek Real Madridi e këshillon të fokusohet vetëm në futboll

Ish-lojtari i Real Madridit, Casemiro, i është bashkuar një liste të gjatë të figurave të futbollit që e kanë këshilluar Vinicius Junior të fokusohet vetëm në futboll dhe të evitojë gjërat tjera. 

Temperamenti i Vinicius brenda fushës e ka bërë atë një objektiv të lojtarëve kundërshtarë dhe në janar ai mori kartonin e tretë të kuq në karrierë. 

Casemiro, gjatë një interviste për Diario AS, është pyetur se çfarë këshille do t’i dhuronte ish-bashkëlojtarit të tij në nivel klubi dhe kombëtare, dhe ai tashmë ka shpjeguar se i ka treguar Viniciusit çfarë mendon se është më e mira për të. 


“Do t’i thoja atij, siç i kam thënë kur u takuam me Brazilin, se ka vetëm një mënyrë për të ndaluar ty: duke të nxjerrë nga loja. Vetëm atëherë mund ta ndalni atë”. 

“Nëse Vini është i fokusuar vetëm tek loja, i fokusuar vetëm tek loja e tij, ai është më i miri në botë”, ka thënë Casemiro. 

“Por nuk është e lehtë, sepse ata në mënyrë konstante po i shkojnë pas. Me problemet që ai ka vuajtur unë jam shumë i mërzitur”. 

Vinicius Jr i komunikon tri kushte Real Madridit për rinovimin e kontratës
Lexo po ashtu Vinicius Jr i komunikon tri kushte Real Madridit për rinovimin e kontratës

“Fëmijët e mi janë spanjollë dhe unë isha i mërzitur. Pavarësisht kësaj, ai duhet të fokusohet të luajë futboll. Kur fokusohet vetëm aty është më i miri”. 

“Ai e ka bërë diferencën për shumë vite, i kam thënë tek Brazili: Mos e humb asnjëherë buzëqeshjen apo gëzimin që ke kur luan, bëhu vetvetja dhe do të jesh i pandalshëm”, përfundoi braziliani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi

Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi

La Liga
David Beckham këshillohet të përfundojë transferimin më të madh të futbollit që do ta çonte MLS në një nivel të ri

David Beckham këshillohet të përfundojë transferimin më të madh të futbollit që do ta çonte MLS në një nivel të ri

Ligat tjera
Tifozët shpesh dëgjojnë për: 'A do mundej Messi të shkëlqente në një natë të ftohtë dhe të lagësht në Stoke', është mit apo realitet?

Tifozët shpesh dëgjojnë për: 'A do mundej Messi të shkëlqente në një natë të ftohtë dhe të lagësht në Stoke', është mit apo realitet?

Premier League
Liverpooli mund t'ia bëjë një favor Real Madridit për Alexander-Arnold

Liverpooli mund t'ia bëjë një favor Real Madridit për Alexander-Arnold

La Liga
Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

La Liga
Frimpong bashkohet me trendin e 'rutinës së mëngjesit'

Frimpong bashkohet me trendin e 'rutinës së mëngjesit'

Bundesliga
Kalo në kategori