LAJMI I FUNDIT:

Ish-atasheu i Kosovës në Amerikë, Gashi: Pajisja e FSK-së me “Javelin” është edhe në interes të ShBA-së dhe NATO-s

Ish-atasheu i Kosovës në Amerikë, Gashi: Pajisja e FSK-së me “Javelin” është edhe në interes të ShBA-së dhe NATO-s

Ish-atasheu i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhavit Gashi, ka thënë se blerja e raketës “Javelin” nuk është vetëm në favor të Ushtrisë së Kosovës, por edhe në favor të ShBA-së dhe NATO-s.

Gashi ka thënë se se pajisja me këto raketa e pozicionon Kosovën në një nivel më të sigurt të mbrojtjes.


“Rëndësia e këtij sistemi raketor është shumë e madhe, por ndoshta për të veçuar dy karakteristikat kryesore janë për shembull: udhëzuesi apo sistemi që e lejon operatorin që të kërkojë menjëherë mbrojtje pas lëshimit dhe aftësia e saj për të ndjekur një trajektore të ngritur – kjo trajektore i lejon raketës që të godasë pjesët që janë më pak të mbrojtura – kjo mundësi përmes rrezeve infra të kuqe pra që të shkatërrojë çelikun, automjetet e blinduara me trashësi çeliku prej 60 deri në 80 centimetrash”, ka thënë Gashi, për Klan Kosova.

Tutje, ai ka treguar se këto raketa kanë të bëjnë me një sistem anti-tank apo kundër mjeteve të blinduara që sipas tij, është shumë i suksesshëm që është përdorur edhe në Ukrainë duke i sjellë kësaj të fundit një pozitë shumë të favorshme kundër forcave rusë.

Blerja e sistemit raketor “Javelin”, Maqedonci: Parashihet të blihen edhe sisteme të tjera armatimi
Lexo po ashtu Blerja e sistemit raketor “Javelin”, Maqedonci: Parashihet të blihen edhe sisteme të tjera armatimi

“Së pari blerja apo pajisja e këtij sistemi raketor nga Ushtria e Kosovës është një e mirë shumë e madhe jo vetëm për Kosovën. E pozicionon Kosovën në një nivel shumë më të sigurt të mbrojtjes, pra gjithsesi duke ditur që Kosova ka një marrëdhënie të ndërlikuar me Serbinë”, ka shtuar ai.

“Përmes këtij sistemi raketor nuk është vetëm Kosova më e sigurt, edhe pse ajo do ta posedojë, por besoj që edhe rajoni dhe kjo është në interesin jo vetëm të Kosovës, por edhe të NATO-s dhe SHBA-së”, ka potencuar Xhavit Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori