Sylë Ukshini- ish ambasador ka deklaruar se është “qesharake” të thuhet që ura mbi Lumin Ibër në Mitrovicë po e destabilizojka rajonin.
Nëse nuk e destabilizon rajonin, hyrja e Ukrainës në territorin e Rusisë, Ukshini deklaroi se pse “duhet të jetë Ura e Ibrit ajo që e krijon këtë mundësi destabilizimi.
Ukshini në RTV Dukagjini u shpreh se ura e Ibrit e ka simbolikën e vet dhe se Bashkimi Evropian duhet të sqarojë arsyet kryesore se pse “kjo telenovelë” për hapjen e saj ka zgjatur 25 vite.
“Ura e Ibrit ka simboliken e vet., Menjëherë pas luftës kanë qenë të instaluara strukturat ilegale të Millosheviçit. Dhe, ky problem ka zgjatur derisa ka filluar dialogu në Bruksel. Ka qenë marrëveshja e 2015 që të rinovohet Ura e Ibrit dhe 2016 Bashkimi Evropian e ka pasur detyrë të inaugurojë dhe të hap. Pse kjo vonesë? BE-ja duhet para se të flasësh për Urën e Ibrit, duhet të jap një sçarim “Çfarë është kjo telenovelë që zgjat 25 vite”, vijoi Ukshini
“Nëse trupat ukrainase arrijnë të hyjnë në Rusi, na duket “qesharake” që një Urë në Mitrovicë po e destabilizojka Rajonin”.
“Nuk është muri i Berlinit. Ura e Ibrit nuk e ka përmasën e tij. Ka qenë e mbyllur përafërsisht sa është kjo urë. Kjo është pafuqi, pa vendosmëri dhe mos vullnet e Bashkimit Evropian për të adresuar këtë çështje. Qëllimi është gjërat e vogla që ta bëjnë një nstatus que në Kosovë.”, vijoi ai.
Ish ambasadori tha se “Ura e Ibrit nuk duhet të zgjidhet mes udhëheqësve shtetëror pasi është çështje e pazgjidhur.
“Nëse Ura e Ibrit duhet të zgjidhet me Vuçiqin. Automatikish kjo çështje nuk zgjidhet. Nëse rruga bllokohet me Haraçinë, e bllokojnë rrugën në Shkup. Pse duhet me bisedu Presidentja ose Kryeministri i Kosovës me udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut për të zhbllokuar rrugën. S’ka kuptim. Jemi shtet i pavarur, Bashkësia Ndërkombëtare na ka njohur”, deklaroi Ukshini.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet
Sarrazin paralajmëron pasoja për Kosovën nëse refuzon marrëveshjet tregtare rajonale
Vuçiq tregon pse nuk e shpalli “okupimin e Kosovës”
Koleneli shqiptar komenton fjalimin e Vuçiqit: U pa se ai i druhet përplasjes me NATO-n në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet