Opozita ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga Kryeministri Edi Rama, se mazhoranca i ka votat për zgjedhjen e Presidentit të ri, por se kërkon një emër që të ketë mirëkuptimin e të gjitha palëve.
Është kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili ka ironizuar këto deklarata të Kryeministrit Rama. Sipas tij, Rama lejoi shndërrimin e vendit në Kanabistan që të ardhurat t’i përdorë për të blerë zgjedhjet.
“Problemi me kryeministrin është se ende përpiqet që të bindë veten se gëzon shumicën. Mund të ketë formalisht një shumicë që i jep statusin e partisë por ajo që është e sigurtë është diskonkordanca me besimin në qeveri. Qytetarët çdo ditë distancohen nga qeveria e dështimit perfekt. Me këto qëndrime sjell një stuhi në çdo drejtim. Rama duhet të konceptojë se le një gjurmë negative. Precedentin e krijon vetëm ai. Në bazë të raporteve të OSBE-së zgjedhjet e 2015-s që administrohen nga Rama ishin hapa mbrapa. Zgjedhjet e zhvilluara në Dibër, Korcë apo Ersekë vetëm të tilla nuk mund të konsiderohen. Në 2013-n blerja e votës ishte fenomen në dukje, ndërsa në Dibër ishte fenomeni kryesor. Rama lejoi shndërrimin e vendit në Kanabistan që t’i investojë të ardhurat në blerjen e zgjedhjeve. Rama po bëhet pengesë kryesore për anëtarësim në Europë. Shqipëria duhet të dalë nga harta e blerjes së zgjedhjeve. Opozita është në kahun e duhur dhe po bën çmos që të mbrojë procesin zgjedhor,” tha Dule.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City