LAJMI I FUNDIT:

Ish aktivistja e VV-së e cilëson Boiken Abazin të rrezikshëm dhe kriminal

Ish aktivistja e VV-së e cilëson Boiken Abazin të rrezikshëm dhe kriminal

Të rrezikshëm dhe kriminal, kështu e përshkruan ish-aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ajnishahe Halimi, Boiken Abazin – zyrtarin e VV-së nga Shqipëria që të enjten u deportua në vendlindje.

Ajnishahe Halimi, e cila ka kohë që për shkak të pakënaqësive është larguar nga Partia e Visar Ymerit, ka folur për Gazetën Express për shtetasin shqiptar Boiken Abazi, që është sekretar për marrëdhënie me jashtë në LVV.


“Ky ka qenë personi kyç i cili ka urdhëruar që të shuhen të gjitha strukturat e partisë dhe të kalohet në veprimtaritë kriminale sikur është djegia e të gjitha institucioneve të shtetit”, ka thënë Halimi duke komentuar depërtimin e Abazit.

Tutje, Ish-kandidatja e VV-së për Kryetare të Skenderajt, haptazi tregon se në të njëjtën vijë me Bojken Abazin janë edhe dy shtetasit tjerë shqiptarë, zyrtarë të kësaj lëvizje, Dejona Mihali dhe Arber Zajmi, të cilët sipas Halimit marrin rroga të majme nga Partia për të ideuar veprimet e tyre të rrezikshme.

“Por nuk është i vetmi aty si veprimtar i dyshuar. Hiq me pak te rrezikshëm janë edhe Dejona Mihali dhe Arber Zajmi! Roli i tyre po ashtu është kyç në këtë parti. Marrin diku rreth 1200 euro rrogë dhe hartojnë programe për krijimin e shtetit të trete”, tha për Gazetën Express, Ajnishahe Halimi, që bashkë me disa të pakënaqur tjerë me VV-në kanë krijuar “Fraksion +”.

Boiken Abazi u deportua të enjten, një ditë pasi u arrestua nga Policia e Kosovës. Në urdhëresën për deportimin e tij, Abazit i ndalohet hyrja në Kosovë gjatë dy viteve të ardhshme, shkruan Express.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori