LAJMI I FUNDIT:

Ish-agjenti i UDB-së, Bozhidar Spasiq sërish flet për vrasjen e Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla, deputeti i LVV-së thotë se edhe ndonjë dorë shqiptari mund të ketë shtënë

Ish-agjenti i UDB-së, Bozhidar Spasiq sërish flet për vrasjen e Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla, deputeti i LVV-së thotë se edhe ndonjë dorë shqiptari mund të ketë shtënë

Ish-agjenti i shërbimit sekret jugosllav (UDB), Bozhidar Spasiq në mediat serbe ka folur sërish për vrasjen e veprimtarëve shqiptarë Kadri Zeka e Jusuf e Bardhosh Gërvalla.

Reklama

Spasiq thotë se pasi që Serbia Kadri Zekën e Jusuf e Bardhosh Gërvallën nuk po i zinin në Kosovë, vendosën që të bëjnë drejtësinë në vendin ku ata po jetonin, Gjermani.

“Këta tre persona kishin nisur rezistencën në territorin tonë të Kosovës. Ata janë përgjegjës për vrasjen e 20 policëve pasi i kishin menduar këto aksione. Meqë nuk i zinim pasi ata kishin ikur jashtë, vendosëm t’i vinim para drejtësisë dhe drejtësinë ua dërguam atje. Edhe sjellja e Donika Gërvallës është trashëgimi familjare dhe shërbimet tona e dinë këtë”.

Këto pretendime Spasiq i bëri derisa po fliste për ministren e Jashtme të Kosovës që është edhe e bija e Jusuf Gërvallës.

Deklaratat e Spasiqit kanë bërë bujë në mediat sociale në Serbi, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga institucionet kosovare.

Megjithatë Hidajet Hyseni, që është deputet i LVV-së, thotë për RTV Dukagjinin se institucionet duhet të reagojnë për këtë rast.

“Institucionet e Kosovës do të duhej ta bënin punën e tyre patjetër, por edhe shteti pritës që u kishte dhënë azilin [Kadri Zekës e vëllezërve Gërvalla] do të duhej më në fund të reagonin dhe të kërkonin përgjegjësi shtetërore nga Serbia”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hyseni që në vitet e ’70-ta ishte pjesë e një grupi revolucionar që i kishte prirë Kadri Zeka, nuk e përjashton mundësinë që edhe ndonjë shqiptarë të ishte përfshirë në vrasjen e veprimtarëve shqiptarë.

“Pavarësisht deklaratave të Spasiqit, kjo nuk e përjashton mundësinë që në vrasje të jetë përdorë edhe ndonjë dorë shqiptari apo shqipfolësi, megjithatë përgjegjësia e shtetit serb konstatohet për të disatën herë dhe kjo do duhej proceduar”.

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur më 17 janar 1982 në Untergrupenbach (Gjermani).

Atentati ka ndodhur kur drejtuesi i Bardhosh Gërvalla po nxirrte veturën nga garazhi, duke drejtuar prapthi në drejtim të udhëkryqit.

Sipas ekspertizës vetura kishte ndaluar në 40 metrat e para pasi në drejtim të saj kishin filluar të shtënat.

12 plumba kishin kapur trupat e tre veprimtarëve duke iu shkaktuar më pas vdekjen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kundërshtuan themelimin e Komisionit Hetimor për rezerva shtetërore, deputetja Statovci numëron arsyet pse nuk do të ketë efekt

Kundërshtuan themelimin e Komisionit Hetimor për rezerva shtetërore, deputetja Statovci numëron arsyet pse nuk do të ketë efekt

Lajme
Stano për shpërthimin në veri: Jemi të shqetësuar që nuk ka de-përshkallëzim të tensioneve

Stano për shpërthimin në veri: Jemi të shqetësuar që nuk ka de-përshkallëzim të tensioneve

Lajme
Lënda e rrezikshme qarkullon në baret e Tiranës, arrestohet 21-vjeçari që tregtonte bombola të kontrabanduara me oksid azoti

Lënda e rrezikshme qarkullon në baret e Tiranës, arrestohet 21-vjeçari që tregtonte bombola të kontrabanduara me oksid azoti

Lajme
“Dita pa makina”, qytetarët kanë mundësi të shfrytëzojnë trotineta e biçikleta falas në Prishtinë

“Dita pa makina”, qytetarët kanë mundësi të shfrytëzojnë trotineta e biçikleta falas në Prishtinë

Prishtina
Osmani takoi zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të ShBA-ve: Heqja e masave nga BE-ja mundëson rifillimin konstruktiv të dialogut

Osmani takoi zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të ShBA-ve: Heqja e masave nga BE-ja mundëson rifillimin konstruktiv të dialogut

Lajme
Sveçla reagon pas shpërthimit në veri: Revoltë pas arrestimit të tre serbëve për krime lufte në Kosovë

Sveçla reagon pas shpërthimit në veri: Revoltë pas arrestimit të tre serbëve për krime lufte në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori