LAJMI I FUNDIT:

Isak Shema, fitues i orës letrare – “Flakadani i Karadakut”

Isak Shema, fitues i orës letrare – “Flakadani i Karadakut”

Në kuadër të manifestimi tradicional mbarëkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2019”, në Viti është mbajtur ora e madhe letrare, në të cilën kanë marrë pjesë krijues, poetë e shkrimtarë nga hapësirat mbarëshqiptare.

Në këtë aktivitet që ka pasur karakter garues, vendin e parë e ka zënë Isak Shema me poezinë “Relikt”. Vendin e dytë e ka marrë Odise Plaku, kurse Vjollca Dibra është shpërblyer me vendin e tretë.


Gjatë këtij viti, komisioni vlerësues për orën e madhe letrare ka qenë në këtë përbërje: Agim Vinca, Zymrije Salihu dhe Ismajl Baftjari.