Nisma për Kosovën ka shpalosur programin e saj qeverisës për qytetarët e Drenasit për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, duke premtuar një mirëqenie më të mirë për banorët e saj, zhvillim të ekonomisë dhe përmirësim të shërbimeve shëndetësore në tërë komunën.
Kandidati i Nismës për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj tha se i kupton një pjesë e konsiderueshme të qytetarëve që janë të zhgënjyer dhe të cilët nuk dalin në votime, ata sipas tij kanë arsye që të jenë indiferent, pasi e ardhmja e tyre është në rrezik, por kërkoi që tani të kjo të ndryshojë dhe këtë ta bëjnë më 22 tetor.
“Tani ka ardhur koha dhe është rasti i fundit që ju me kujdesin më të madh, me kujdesin e juaj ta bëni ndryshimin dhe t’i hapni rrugë mirëqenies suaj dhe të ardhmes së fëmijëve tuaj. Ju më 22 tetor keni mundësi të votoni për kandidatin tuaj dhe kryetarin e komunës dhe të votoni për njerëzit që kanë integritet dhe që janë dëshmuar”, tha Xhemajlaj.
Ai pohoi se qytetarët kanë kërkuar njerëz profesionistë dhe të pa korruptuar, të cilët kanë vullnet dhe që kanë qenë në shërbim të vendit dhe që janë të gatshëm sërish t’u shërbejnë qytetarëve.
“Nisma ju ofron programin dhe kandidaturën e njerëzve profesionistë dhe të gatshëm për t’u ballafaquar me sfidat për një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Ka ardhur koha që qeverisja komunale të mos jetë sundues i qytetarëve të vet, por në shërbim të qytetarëve”, tha Xhemajlaj duke premtuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve, duke bërë thirrje “ne po vijmë” dhe shpalosi programin e tij qeverisës, raporton KosovaPress.
Kurse, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi tha se Nisma socialdemokrate është për Drenasin dhe qytetarët e Drenasit. Ai theksoi se qeverisjes së Drenasit i duhen ndryshimet e domosdoshme dhe për këtë ndryshim është Nisma.
“Koha për Nismën po vjen, Nisma po vjen për qytetarët e Drenasit dhe jo për pushtetarët. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë qytetarët e Drenasit dhe kam bindjen se qytetarët e Drenasit kësaj radhe do t’ia falin besimin Nismës për Kosovë, numrit 31 dhe kryetarit të ardhshëm të Drenasit, Isa Xhemajli, t’ua japin besimin kandidateve dhe kandidatëve të Nismës për Asamblenë e Drenasit”, tha Krasniqi.
Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj theksoi se farën e ndryshimit që e kanë filluar një vit më parë në nëntor, ku punuan për t’ia dhënë një mundësi Drenasit dhe atë punë që e kanë bërë në nëntor ka ardhur koha ta korrin më fitoren e Nismës në Drenas më 22 tetor më kryetar Isa Xhemajli.
“Po bashkohen intelektualët e Drenasit, qytetarë, njerëz të cilët kanë dhënë shumë për qytetin e Drenasin dhe për fshatrat dhe kjo frymë e kjo shpresë e bashkimit të njerëzve të profileve të ndryshme, e deri dje të bindjeve të ndryshme partiake, shton përgjegjësinë e Nismës për Kosovën, duhet t’ia shtojë përgjegjësinë degës së Nismës për Drenas. Për të parë se Nisma po kthehet në një subjekt shprese e mundësie, që njerëzit aty ku nuk kanë pasur mundësi më i shpreh bindjet e tyre, të bashkohemi fort e bashkë, për t’ia dhënë një mundësi qytetit të Drenasit dhe ajo mundësi është Nisma. Falënderoj më qindra aktivistë, qytetarë që po i bashkohen Nismës. Siguroj se do të punojmë fortë që ata të mos ndjehen të zhgënjyer”, tha Limaj.
Limaj shtoi se nuk janë futur në garë për t’i mundur të tjerët, por kanë dal për të fituar Nisma dhe me këtë fitore nuk humb askush, por fiton Drenasi dhe Kosova, pasi ka ardhur koha për ndryshim në Drenas./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3