LAJMI I FUNDIT:

Isa Mustafa: Vendimi i PZAP-së është i drejtë, procesi në Istog është manipuluar

Isa Mustafa: Vendimi i PZAP-së është i drejtë, procesi në Istog është manipuluar

Në komunën e Istogut ka pasur import të votave me postë nga Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Austria. Kështu kanë deklaruar zyrtarë të LDK-së pasditen e të enjtes, sipas të cilëve të gjitha dosjet që dëshmojnë manipulimet e bëra do t’iu dorëzohen organeve të drejtësisë, në mënyrë që procesi i votimit përmes postës në Komunën e Istogut të anulohet.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se dosjet që dëshmojnë këto manipulime, përkatësisht importimin e votave në Istog, do t’i dorëzojnë në organet e drejtësisë  dhe PZAP. Ndërsa theksoi se ata që kanë bërë punë të tilla në vend se të ulen në karrigen e kryetarit të komunës do të shkojnë në burg.


Mustafa u shpreh i bindur se Haki Rugova do të jetë kryetari legjitim i Istogut.

“Ne jemi të bindur se fitorja është e z. Haki Rugova, sepse ai ka një diferencë të mirë realizuar në balotazh. Ndërkaq gjithë ata që mendojnë se do të fitojnë me vota të manipuluara, të porositura nga jashtë, me vota të njerëzve që kanë vdekur, të cilët ne i kemi identifikuar, me vota të njerëzve që nuk jetojnë aty por në vende tjera, ndërsa nga vendet tjera dërgohen zarfet, ne kërkojmë që të ndiqen procedurë ligjore, qoftë nga PZAP, qoftë më vonë nga organet e gjyqësisë, në mënyrë që gjithë ata që kanë organizuar një proces të tillë, në vend se të ulen në karrigen e kryetarit të komunës, do të shkojnë në burg”, tha ai.

Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, u shpreh se Istogu nuk mund të përmbyset në asnjë formë, pasi Haki Rugova është kryetar legjitim i kësaj komune.

Sipas tij, një fenomen i tillë si rasti në fjalë, njollos procesin e mirë që ka mbretëruar ditën e zgjedhjeve në Kosovë, përderisa theksoi se tendenca të tilla ka pasur edhe në komunën e Dragashit.

“Ky skenar dhe kjo tendencë definitivisht duhet të ndalohet dhe nuk duhet të lejohet që të përsëritet as në të ardhmen në Kosovë. Në të gjitha këto raste PZAP ka vendosur drejt dhe shpresoj shumë që legjitimiteti i Haki Rugovës në këtë rast si kryetar i Istogut do të konfirmohet nga organet kushtetuese shumë shpejt”, u shpreh Haziri.

Florian Dushi nga LDK, tha se asnjëherë më parë në historinë e zgjedhjeve lokale në Kosovë nuk ka pasur numër më të madh të votave me kusht.  Ai tha se shumica e këtyre votave të dërguara në emër të votuesve janë në emër të komunitetit pakicë.

Siç tha ai, ka raste kur vota e manipuluar me postë pranohet, ndërsa vota me kusht, e cila është votë reale e votuesit i cili ka votuar, shpallet e pavlefshme.

“Shumica prej tyre janë vota të dërguara në emër të votuesve që janë pjesëtar të komunitetit pakicë. Prandaj gjatë kësaj analize, që ne i kemi bërë edhe listës së votuesve me postë ne kemi vërejtur tri kategori me të cilat  është manipuluar vota me postë. Kategoria e parë janë votuesit që janë banorë të përhershëm të Istogut, njerëz të cilët fare nuk kanë ditur se dikush ka votuar në emër të tyre përmes postës”, tha ai.

Sipas tij, dëshmitë për këto tri kategori të cilat i mbështesin në dhjetëra akte të vdekjes, në qindra deklarata  në të cilat ata kanë pranuar së nuk kanë aplikuar në asnjë rast dhe se nuk kanë votuar, do t’i dorëzohen Prokurorisë së Shtetit dhe PZAP-së, në mënyrë që procesi i votimit përmes postës në Komunën e Istogut të anulohet pasi është tërësisht i manipuluar. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori