LAJMI I FUNDIT:

Ironizon Ganja: Vetëvendosja u tregua modeste me sondazhin

Ironizon Ganja: Vetëvendosja u tregua modeste me sondazhin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë me ironi se Lëvizja Vetëvendosje u tregua modeste me sondazhin e publikuar sot.

“Kjo është një vetëkënaqësi e Vetëvendosjes. Të them të drejtën, nuk e di a po bëjnë fushatë apo jo, por besoj se Vetëvendosja është dëshmuar në qeverisje.  Mua më befason që paska qenë modeste Vetëvendosja që e ka lënë Lëvizjen e tyre vetëm 3% para PDK-së”, ka thënë Musliu, për Info Magazine të Klan Kosovës.


“VV nuk ka shtrirje strukturale në terren. Nëse është fushatë elektorale nuk e di kë dëshiron ta manipulojë, por kësaj radhe ishin modestë. Është e pakuptimtë kur thuhet se po vjen era zgjedhje pasi jemi në një vit zgjedhor. I kemi zgjedhjet komunale, andaj shoh edhe shtim të aktiviteteve politike”, tha deputetja Musliu.

Musliu ka thënë se partia e saj është e gatshme gjithmonë për zgjedhje.

“PDK nuk i frikësohet zgjedhjeve asnjëherë – e them pa modesti. Është e turpshme dhe humoristike kur pyetet se a jeni të gatshëm për zgjedhjet, sepse partitë politike që nuk janë gati për zgjedhje gjithmonë nuk duhet të ekzistojnë”

“PDK nuk ia ka frikën asnjë partie në Kosovë”, tha Musliu. /Klan Kosova/