LAJMI I FUNDIT:

Ironia e emrit, edhe ‘Lady Diana ruse’ humb jetën në aksident (Foto)

Ironia e emrit, edhe ‘Lady Diana ruse’ humb jetën në aksident (Foto)
Ajo njihej si ‘Lady Diana ruse’

Mbesa e njohur e njërit prej armiqve më të shquar biznesorë të Vladimir Putinit, ka humbur jetën kur BMW-ja e saj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen.

Trashëgimtarja Diana Lebedeva, e cila nga miqtë e saj njihej si Lady D, ishte një nga udhëheqëset e grupit “Rinia e Artë” të Moskës.

Ajo njihej si ‘Lady Diana ruse’
Ajo njihej si ‘Lady Diana ruse’

19-vjeçarja po udhëtonte me një shok kur vetura e tyre humbi kontrollin dhe përfundoi në liqenin Lugano në Zvicër, njofton Telegrafi.


Gjyshi i saj, bankieri Platon Lebedev (59 vjeç) ishte dënuar me 11 vjet burg për evazion fiskal, shpërlarje parash dhe përvetësime – mirëpo dënimi i tij konsiderohet si politikisht i motivuar.

Vetura BMW X6 doli nga rruga dhe përfundoi në liqen
Vetura BMW X6 doli nga rruga dhe përfundoi në liqen

Ajo ishte në një BMW X6, të cilën e voziste 23-vjeçari Azer Yagubov, djali i një biznesmeni nga Azerbajxhani që po ashtu e ka humbur jetën.

Veturën e drejtonte 23-vjeçari Azer Yagubov, i cili po ashtu e ka humbur jetën
Veturën e drejtonte 23-vjeçari Azer Yagubov, i cili po ashtu e ka humbur jetën

Të dy viktimat ishin shkolluar në Zvicër, ndërsa lajmin për vdekjen e tyre e ka konfirmuar Ambasada ruse në Bernë.

Kujtojmë që edhe princesha e Uellsit, Lady Diana, humbi jetën në një aksident komunikacioni në vitin 1997 në Paris. /Telegrafi/

Platon Lebedev (djathtas) është dënuar me 11 vjet burg
Platon Lebedev (djathtas) është dënuar me 11 vjet burg

Në trend Magazina

Më shumë
Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Magazina
Kalo në kategori