Irlanda realizoi një nga përmbysjet më të mëdha të viteve të fundit, duke mposhtur Hungarinë si mysafir me rezultat 3-2 dhe duke siguruar zyrtarisht vendin në play-off.

Një natë magjike për “Djelmoshat në të Gjelbër”, të cilët pas disavantazhit 2-1 arritën të rikthehen falë një performance madhështore të Troy Parrott, autor i një het-triku vendimtar.


Hungaria e nisi fuqishëm dhe që në minutën e 4-të kaloi në epërsi. Daniel Lukacs shfrytëzoi një asist të jashtëzakonshëm nga Szoboszlai dhe realizoi me kokë për 1-0, gol i konfirmuar pas verifikimit në VAR.

Në minutën e 12-të Irlanda kërkoi penallti pas rrëzimit të Ogbene, dhe pas rishikimit me VAR, gjyqtari akordoi goditjen nga pika e bardhë. Troy Parrott u tregua i ftohtë dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

Megjithatë, Hungaria riktheu epërsinë në minutën e 37-të. Barnabas Varga me një goditje të fuqishme në këndin e sipërm shënoi një gol fantastik për 2-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Irlanda hyri me më shumë agresivitet pas pushimit, bëri disa ndryshime, por goli i barazimit nuk vonoi.

Në minutën e 80-të, Finn Azaz dha një asist perfekt dhe Troy Parrott me një prekje të bukur brenda zonës e ktheu ndeshjen në 2-2, duke mbajtur gjallë shpresat.


Ndeshja mori një ritëm të çmendur në minutat e fundit, me raste për të dyja skuadrat, ndërsa Hungaria humbi një shans të artë me Szoboszlai në minutën e 86-të.

Dhe pastaj erdhi momenti i artë – minuta 90+6. Pas një topi të gjatë në zonë, Liam Scales harkoi bukur për Parrott, i cili me qetësi klinike shënoi golin e tretë personal dhe atë të fitores 2-3, duke shpërthyer festën e madhe në kampin irlandez.


Me këtë përmbysje të jashtëzakonshme, Irlanda siguron matematikisht kualifikimin në fazën play-off, një arritje e madhe duke marrë parasysh vështirësitë e grupit dhe humbjet e mëhershme.

Troy Parrott ishte heroi absolut i mbrëmjes – tre gola. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app