Fotografitë nga pushimet e supermodeles Irina Shayk kanë bërë një rrëmujë të vërtetë në rrjetet sociale.

35-vjeçarja ka zhgënjyer me figurën trupore, bazuar në fotografitë e fundit që janë publikuar në internet nga pushimet në Spanjë.


Paparacit e kanë fotografuar në një plazh në Ibiza, ku ajo po shijonte pushimet me miqtë. Porse, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve është dallimi i madh në mes të fotografive që i shpërndan në rrjetet sociale dhe ato nga plazhi, të cilat nuk kanë Photoshop, filtra dhe të ngjashme.

irina3 Irina Shayk: Realitet vs Instagram (Foto: Backgrid/Instagram/irinashayk)

Gjegjësisht, modelja, e cila konsiderohet ndër bukuroshet pa konkurrencë, jo vetëm sipas mendimit të burrave, por edhe femrave – duket se është e rëndomtë si gjithë të tjerat – me bark dhe celulit.

“Kaq shumë para dhe trajnerë dhe përsëri ka celulit”; “Nuk është asgjë e veçantë”; “Në realitet nuk është as mesatarja, ku u zhduk ajo bukuri nga Instagrami” – janë disa nga komentet në rrjetet sociale.

irina2 Irina Shayk: Realitet vs Instagram (Foto: Backgrid/Instagram/irinashayk)

Ata thonë se po ta takonin me një dukje të tillë në plazh, nuk do të besonin se ajo është një nga modelet më të paguara në botë. /Telegrafi/

irina1 Irina Shayk: Realitet vs Instagram (Foto: Backgrid/Instagram/irinashayk)