Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme


Sipas mediave shtetërore iraniane, Irani po shqyrton mundësinë që asetet e Elon Musk në Lindjen e Mesme të konsiderohen si objektiva legjitime në rast përshkallëzimi të tensioneve në rajon.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars raporton se autoritetet e Teheranit kanë akuzuar ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe atë të Izraelit për përdorimin e shërbimit satelitor Starlink të kompanisë SpaceX, në pronësi të Musk, shkruan skynews.
Sipas këtyre raportimeve, ndër objektivat e mundshëm që po merren në shqyrtim janë stacionet tokësore të Starlink në Katar, Jordani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman, si dhe elementë të lidhur me aksionarët e SpaceX.
Një burim ushtarak i cituar nga Fars ka deklaruar se Irani “rezervon të drejtën të godasë të gjitha objektet që lidhen me interesat e menaxhuara nga Musk në rajon dhe në territoret e pushtuara”.
Autoritetet perëndimore nuk kanë komentuar ende mbi këto pretendime, ndërsa situata mbetet e tensionuar në Lindjen e Mesme.
Ndryshe, Musk ka përkrahur fuqishëm në vendimet e veta presidentin amerikan, Donald Trump. /Telegrafi/




































