LAJMI I FUNDIT:

Irani mohon autorësinë e sulmeve në rafineritë e naftës, anulohet takimi Rouhani-Trump

Irani mohon autorësinë e sulmeve në rafineritë e naftës, anulohet takimi Rouhani-Trump

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit janë rritur pas sulmeve të rafinerive të naftës në Arabinë Saudite.

Irani i ka mohuar në mënyrë kategorike autorësinë mbi sulmet e kryera dhe konfirmoi se presidenti Hasan Ruhani nuk do ta takonte kreun e Shtëpisë së Bardhë në asamblenë e përgjithshme të OKB-së, gjatë këtij muaji.


“Në i refuzojmë këto lloj deklaratash. Republika Islamike e Iranit ka mbështetur haptazi popullin e Jemenit dhe të drejtat e tij. Por duke na akuzuar për këto sulme, Shtetet e Bashkuara i qëndrojnë besnik politikës false të cilën e kanë përqafuar pas dështimeve të tyre.

Takimi mes dy presidentëve nuk është në agjendën e Republikës Islamike të Iranit dhe nuk do të ndodhë”, thuhet në deklaratën e ministrisë iraniane.
Ndërkohë që në deklaratë Irani shton se SHBA duhet të heqë dorë nga terrorizmi ekonomik dhe presionet e vazhdueshme.

Duke bërë këto dhe duke iu rikthyer marrëveshjes bërthamore do të jenë të ftuar në një samit ku marrin pjesë të gjitha vendet që kanë firmosur marrëveshjen nukleare”. /tch/