LAJMI I FUNDIT:

Irani kërcënon Evropën: Sot, ushtria amerikane është në rrezik, nesër ushtria evropiane mund të jetë në rrezik

Irani kërcënon Evropën: Sot, ushtria amerikane është në rrezik, nesër ushtria evropiane mund të jetë në rrezik

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, lëshoi ​​një kërcënim ndaj forcave evropiane në Lindjen e Mesme të mërkurën, pasi Britania, Franca dhe Gjermania sfiduan Teheranin për shkeljen e marrëveshjes bërthamore të 2015-ës.

“Sot, ushtria amerikane është në rrezik, nesër ushtria evropiane mund të jetë në rrezik”, tha Rouhani në një takim televiziv të Kabinetit, një ditë pasi të tre vendet evropiane paralajmëruan Iranin për shkeljen e marrëveshjes bërthamore, transmeton Telegrafi.


Britania dhe Franca mbajnë bazat në Gjirin Persik, dhe forcat evropiane shërbejnë në mënyrë rutinore në Irak dhe Afganistan.

Rouhani nuk u zgjerua me kërcënimin e tij, por ai vjen vetëm një javë pasi Irani goditi bazat amerikane në Irak me raketa balistike, në shenjë hakmarrjeje për sulmin me dron, ku amerikanët vranë gjeneralin e fuqishëm Qassem Soleimani.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015, e cila u arrit për të parandaluar Iranin të zhvillonte një bombë bërthamore, Teherani pranoi kufizime në programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Por që kur SHBA u tërhoq në vitin 2018, Irani gradualisht ka hequr dorë nga kufizime duke tentuar të pasurohet me uranium. /Telegrafi/