LAJMI I FUNDIT:

IPKO sjellë lojën më të madhe shpërblyese – dhurata të shumta përfshirë 10 VETURA, shpërblimi kryesor Mercedes-Benz GLE 350

IPKO sjellë lojën më të madhe shpërblyese – dhurata të shumta përfshirë 10 VETURA, shpërblimi kryesor Mercedes-Benz GLE 350

IPKO po vazhdon traditën e dhuratave duke shpërblyer klientët edhe këtë fundvit. Sidoqoftë, kësaj radhe me dhurata të një niveli të ri, që nuk i kemi parë deri tani, e që për shumicën janë dhurata të ëndërrave! Ndër 100 dhuratat janë edhe 10 vetura, të përzgjedhura me kujdes, me çmimin kryesor MERCEDES-BENZ GLE 350!

Për dallim nga lojërat e kaluara shpërblyese në tregun kosovar ku zakonisht janë dhuruar vetura të thjeshta me pajisje bazike, IPKO ka vendosur të bëjë të kundërtën, duke zgjedhur veturat me të gjitha pajisjet shtesë, duke i bërë kështu veturat e ëndrrave tuaja.

Klientët e IPKO-së duhet të thirrin *100# e të aktivizojnë pakon e internetit me 10GB e cila kushton 2.5 euro për mundësinë që të fitojnë njërën nga 100 dhuratat e pabesueshme si: 10 vetura, iPhone X, iPhone 8, iPad, telefona Samsung, laptopë, kupona për pushime.

“Fundviti gjithmonë është periudha më e mirë për të ndarë e festuar së bashku me ata që ne çmojmë më së shumti, klientët tanë. Prandaj, edhe këtë vit po vazhdojmë me traditën tonë duke shpërblyer klientët tanë, por kësaj radhe me dhurata edhe më të çmueshme, me çmimet kryesore 10 vetura fantastike e të përzgjedhura me kujdes për klientët tanë.” ka deklaruar Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv i IPKO.

Loja shpërblyese fillon sot, më 14 Nëntor deri më 14 Dhjetor 2017, kur shënon edhe 10 vjetori i IPKO-së si operator i telefonisë mobile. Tërheqja e fituesve do të bëhet çdo të enjte, për 4 javë rresht, drejtpërdrejtë në Klan Kosova, emisioni Ora e Pasdites. Sa më shumë aktivizime të pakos, aq më të mëdha do të jenë mundësitë për të fituar njërën nga 100 dhuratat. Më shumë info rreth lojës shpërblyese gjeni në: www.ipko.biz/100dhuratat /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar