LAJMI I FUNDIT:

IPKO sjell oferta të reja në prag të festave

IPKO sjell oferta të reja në prag të festave

IPKO, si një ndër kompanitë me kujdesin më të mirë ndaj klientëve, vazhdon të sjellë pako të përshtatshme për secilin përdorues, duke u kujdesur që secili të mund të bëjë zgjedhjen e duhur për vete, në prag të festave të fundvitit.

‘Oferta më e mirë në botë’, që është oferta më e dashur për klientë, ka shtuar internet për secilën pako dhe klientët do të përfitojnë deri dyfish internet. Pakot e reja përmbajnë: Pako Ideale 5 GB dhe 300 min kombëtar, Pako Plus me 10Gb dhe 500 min kombëtar, Pako Top me 20Gb dhe 700 min kombëtar dhe Pako Fantastik me 30Gb dhe 1000 min kombëtar. Për më tepër, ‘Ofertës më të mirë në botë’, i është shtuar edhe një pako e re, Pako Super me 15Gb internet dhe 600 min kombëtar.

Të gjitha pakot përmbajnë benefite të kombinuara si minuta PA LIMIT drejt IPKO-së dhe SMS PA LIMIT drejt të gjithë operatorëve.

Si gjithnjë, por veçanërisht përgjatë kësaj periudhe, IPKO është angazhuar maksimalisht që klientëve të saj t’u ofrojë kushtet më të mira në fushën e komunikimit,  të kenë në dispozicion internet sa më stabil, shumëllojshmëri të shërbimeve dhe oferta fantastike, gjithnjë për të lehtësuar dhe përmirësuar kualitetin e jetës.

‘Oferta më e mirë në botë’, mund të aktivizohet online pa pasur nevojë të vizitoni dyqanet e IPKO. Vizitoni webfaqen shop.ipko.com, dhe aty do të gjeni opsionin ‘POSTPAID’ përmes të cilit ju mund të krijoni kontratën tuaj personale dhe të zgjidhni njërën nga pakot e  ofertës më të mirë në botë: Pakon Ideale, Plus, Top, Super apo Pakon Fantastike.

Përfundoni plotësimin  e të dhënave të nevojshme dhe pakon tuaj të dashur do ta keni të gatshme për përdorim.

Shfrytëzimi sa më i madh i kanaleve online për të bërë pagesa apo aktivizuar shërbime, tani është mënyra më e mirë për të shmangur daljen e panevojshme dhe për të evituar kontaktin me të tjerët.

Për më shumë informata rreth ‘Ofertës më të mirë në botë’ vizitoni linkun https://www.ipko.com/oferte/oferta-me-e-mire-ne-bote/.

IPKO, si operatori më modern dhe më i avancuar i telefonisë celulare dhe shërbimeve fikse në vend, me fokus të veçantë te klienti, është gjithnjë në vënie të trendeve për të tejkaluar pritshmëritë e klientëve, duke ofruar produkte dhe shërbime premium.

Artikull i sponzorizuar