Manifesta, Bienalja Evropiane Nomade, vjen në Prishtinë, Kosovë me një program 100-ditor të artit, shfaqjeve, ngjarjeve dhe punëtorive me qëllim të fuqizimit të qytetarëve për të rimarrë hapësirën publike.
Manifesta, bienalja e artit, e 4-ta më me ndikim në botë, synon të mbështesë qytetarët e Prishtinës në ambicien e tyre për të rifituar hapësirën publike dhe për të rishkruar të ardhmen e qytetit të tyre si një metropol demokratik, gjithëpërfshirës, i gjelbër në zemër të Ballkanit.
Për tre muaj, Prishtina do të jetë e gjallë si kurrë më parë, me pjesëmarrës nga e gjithë bota, duke e ngjyrosur qytetin dhe duke i dhënë një atmosferë krejtësisht të re.
IPKO po kontribuon në mbarëvajtjen e kësaj ngjarjeje si Partner i Manifesta, duke ofruar mbulim falas me internet në ambientet kryesore, Grand Hotel, Tulltorja (Fabrika e Tullave) dhe biblioteka Hivzi Sylejmani, të cilat do të jenë qendra e bienales.
Ndërsa jetojmë në një epokë digjitale, të mbështetur tërësisht në teknologji dhe rrjet, edhe ngjarjet e shkëlqyera si Manifesta, nuk mund të përjetohen plotësisht vetëm duke marrë pjesë drejtpërdrejt, nëse nuk mund t’i ndajmë online. IPKO ka dizajnuar dhe implementuar infrastrukturën e rrjetit, për të siguruar mbulim të gjerë të internetit të shpejtë dhe të qëndrueshëm, dhe të ofrojë një përvojë të shkëlqyer për organizatorët, si dhe për mysafirët.
Drejtori Ekzekutiv i IPKO Telecommunications, Tomaž Seljak, deklaroi: “Ne në IPKO besojmë në lidhshmërinë me komunitetin në të cilin operojmë. Prandaj, ne mbështesim vazhdimisht ngjarje kulturore, teknologjike, sportive dhe edukative që janë gjithëpërfshirëse dhe sjellin vlerë për komunitetin tonë. Gjatë bienales Manifesta 14, ne u siguruam që organizatorët dhe pjesëmarrësit të kenë një lidhje të qëndrueshme dhe të besueshme të internetit dhe jemi krenarë që po japim kontributin tonë për një ngjarje kaq të rëndësishme, e cila i jep kaq shumë komunitetit”.
IPKO beson në zhvillimin kulturor dhe artistik të vendit dhe është gjithmonë e gatshme të mbështes ngjarje të këtilla, me qëllim të pozicionimit pozitiv të Kosovës dhe qytetarëve të saj në hartën kulturore botërore.
IPKO vazhdon të jetë ofruesi më i besueshëm i shërbimeve të telekomit, dhe lider i këtij sektori në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi