LAJMI I FUNDIT:

IPK sqaron opinionin për ngritjen e kallëzimit penal ndaj 22 zyrtarëve policor dhe suspendimin e komandantit në Gjakovë

IPK sqaron opinionin për ngritjen e kallëzimit penal ndaj 22 zyrtarëve policor dhe suspendimin e komandantit në Gjakovë

Inspektorati Policor i Kosovës, një një komunikatë të bërë për media ka thënë se misioni i tyre është të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.

Në komunikatën e bërë thuhet se objekt i veprimtarisë së IPK-së është parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi i veprave penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj dhe inspektimi i strukturave dhe funksioneve të Policisë së Kosovës për të siguruar llogaridhënie, efektivitet dhe efikasitet në zbatueshmërinë e ligjeve, akteve nënligjore dhe procedurave standarde të operimit në fuqi, transmeton Telegrafi.


“Edhe në rastet e fundit (rasti rekomandimit për suspendim për gjashtë zyrtarë policorë në Gjakovë dhe dorëzimi i kallëzimit penal për 22 zyrtarë policorë për rastin e quajtur “Gylenistët”) IPK ka realizuar misionin e vet ligjor në kuadër të objektit të veprimtarisë duke qenë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit në të gjitha rastet e hetimeve penale. Lidhur me rastin e rekomandimit për suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë të stacionit policor të Gjakovës (duke përfshirë edhe komandantin e stacionit) IPK fillimisht ka pranuar disa informacione nga Avokati i Popullit lidhur me dyshimet për tejkalim të autorizimeve policore respektivisht keqtrajtimin e një të arrestuari nga disa zyrtarë policorë në objektin e Stacionit Policor në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e bërë nga IPK, transmeton Telegrafi.

Dëbimi i shtetasve turq, ngritet kallëzim penal ndaj 22 policëve
Lexo po ashtu Dëbimi i shtetasve turq, ngritet kallëzim penal ndaj 22 policëve

Tutje në njoftim thuhet se, hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë veprime hetimore në konsultim me prokurorin kompetent duke siguruar dëshmi (edhe video-incizime përveç tjerash) për keqtrajtimin e një të arrestuari në objektin e stacionit policor nga gjashtë zyrtarë policorë (tashmë të suspenduar).

“Për hir të njoftimit të opinionit të gjerë publik asnjë nga zyrtarët e suspenduar nuk kanë marrë pjesë në operacionin arrestimit të këtij të dyshuari. Pas mbledhjes së dëshmive nga hetuesit në konsultim me prokurorinë kompetente, Inspektorati Policor ka hapur rast penal lidhur me këtë çështje me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike. IPK ka për obligim që të hetojë në mënyrë efektive secilin pohim për keqtrajtim nga policia ose tejkalimit të autorizimeve policore me rastin e përdorimit të forcës fizike që del si obligim edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (psh rasti Gafgen kundër Gjermanisë)”, vijon njoftimi.

Suspendohet komandanti i Policisë në Gjakovë dhe pesë zyrtarë të tjerë policorë
Lexo po ashtu Suspendohet komandanti i Policisë në Gjakovë dhe pesë zyrtarë të tjerë policorë

Lidhur me rastin dëbimit të shtetasve turq nga Republika e Kosovës për në Turqi, IPK njofton opinionin e gjerë publik se ka realizuar një inspektim të jashtëzakonshëm.

“Në Mars të vitit 2018, Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar fillimin e inspektimit për të vlerësuar kryerjen e detyrave nga Policia e Kosovës gjatë largimit me forcë të gjashtë shtetasve turq nga territori i Republikës së Kosovës. Ky inspektim i jashtëzakonshëm është autorizuar nga Kryeshefja Ekzkeutive e IPK-së dhe Departamenti i Inspektimit ka inspektuar, analizuar dhe vlerësuar performancën e strukturës policore lidhur me ngjarjen. Inspektimi ka pasqyruar se janë evidentuar disa shkelje procedurale dhe mangësi gjatë realizimit të këtij operacioni nga policia dhe lidhur me ketë IPK ka nxjerrë një varg rekomandimesh. Raporti i Inspektimit përmban gjithsej dhjetë (10) rekomandime dhe i njëjti në muajin Maj të 2018-ës i është dorëzuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës si dhe një kopje Prokurorisë së Shtetit. Pas kësaj, lidhur me këtë rast, hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe pas këtyre veprimeve kanë dorëzuar edhe kallëzim penal ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të “Privimit të kundërligjshëm nga liria “ dhe “keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autorizimeve. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast si dhe intervistimin e të pandehurve”, thuhet në njoftim.

Në fund të njoftimit thuhet se këto veprime tregojnë se IPK vazhdon të mbetet e përkushtuar drejt realizimit të fushëveprimit të saj ligjor dhe i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë pretendimet e tyre për shkelje të të drejtave nga zyrtarët policorë.

“IPK me zyrtarët e saj do të trajtojnë të gjitha ankesat me objektivizëm, paanshmëri dhe profesionalizëm dhe se nuk ka vend as për shqetësim e as për reagime të pamatura nga subjekte të ndryshme”, përfundon njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori