Apple iPhone 7 do të prezantohet këtë javë dhe shumë rrjedhje që janë bërë online deri më tani sugjerojnë se telefoni më i famshëm në botë do të jetë më i hollë, rezistent ndaj ujit dhe me cilësi më të mirë të zërit.
Procesori
Telefoni i ri thuhet se do të ofrojë procesorin e ri A10. Analisti i KGI Ming-Chi Kuo thotë se procesori do të mbështetet në 2.4-2.45GHz. Pritjet mbeten që procesori të jetë prodhuar nga TSMC.
Memoria
iPhone 7 pritet të ofrojë 2GB RAM. Modeli Plus mund të presë 3GB.
Rezistent ndaj ujit
KGI pretendon se iPhone 7 i ri do të jetë i papërshkueshëm nga uji, duke ofruar standardin IPX.
Nuk ka më buton Home
Raportet konfirmojnë planet për të zëvendësuar butonin e tanishëm Home me një version haptik.
Kamera
Kamera e avancuar me 12MP me kënd të gjerë dhe funksionin ‘telefoto’ për të ofruar cilësinë e imazheve sikurse me kamerat SLR. Kamera cilësore do të bëjë përdorimin e disa teknologjive që Apple i ka fituar me blerjen e Linx në vitin 2014.
Ngjyrat e iPhone 7
Sipas raporteve të fundit, thuhet se pajisjet telefonike të reja nga Apple do të vijnë në pesë ngjyra të ndryshme.
Më shumë hapësirë
Ka pasur spekulime se Apple do të ofrojë 32GB hapësirë në modelin fillestar të iPhone, si dhe modelet 32GB, 128GB dhe 256GB.
3D Touch më të mirë
Sistemi 3D me prekje i përdorur pritet të vijë me latenta edhe më të ulëta, për të reaguar edhe më mirë sesa më parë.
Vetëm një port
Heqja e portit të kufjeve duket e pashmangshme, dhe gjithashtu përputhet me trendet aktuale.
Lapsi digjital
Në versionin e iPhone 7 Plus mund të vijë edhe lapsi digjital, por një gjë e tillë duket pak e mundur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Elon Musk parashikon të ardhmen e superinteligjencës e cila sipas tij do të jetë më e zgjuar se njerëzit
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi
Thyhet rekordi, Super Mario 64 shitet për 1.5 milion dollarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City